Home Arkitekture e huaj “Reja” e Fujimoto ne Tirane

“Reja” e Fujimoto ne Tirane

1309
0
SHARE

Një nga veprat më të njohura të instilacionit të artit publik “Reja” (Cloud), ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, eshte shnderruar në një ambient kulturor, me aktivitete të shumta për publikun. Vepra e mirënjohur “Reja”, e cila vjen për t’u shfaqur në Tiranë si një donacion i Fondacionit Luma, pasi ka qëndruar për disa kohë në Galerinë “Serpentine” në Londër, do të jetë e vizitueshme nga publiku kryeqytetas, e ndërthurur edhe me një kalendar të detajuar aktivitetesh nga Bashkia e Tiranës.

dscn9575

“Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra. Krahas aksesit të vazhdueshëm të publikut të gjerë, “Reja” do të funksionojë si hapësirë e pavarur, me një kalendar të ngjeshur eventesh, të ndërtuar në bashkëpunim më partnerë kulturorë lokal, individë, institucione edukimi, komunitetet etj. Pavijoni është menduar si një hapësirë e lirë sociale dhe rrjedhimisht Fujimoto e ka përshkruar si “një terren transparent, një strukturë delikate, tre-dimensionale dhe çdo njësi është e përbërë nga shufra çeliku”.

sou-fujimoto-serpentine-gallery-concept-sketch-2012-serpentine-gallery

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here