Home I pakategorizuar Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FSHZH dhe SHASH

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FSHZH dhe SHASH

578
0
SHARE

14542523_642701262577356_3285114590893384796_o

Ditën E enjte, datë 29.09.2016, ora 11:00, u nënshkrua Marreveshja e Bashkepunimit ndërmjet FSHZH dhe SHASH, me pjesemarrjen e drejtuesve të të dy organizmave.

Objekti i kësaj marrëveshjeje është krijimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Shoqatës së Arkitektëve të Shqiperisë nëpërmjet:
1) Shkëmbimit të njohurive për bashkëpunime me interes të gjërë publik nëpërmjet pjesëmarrjes së anëtarëve SHASH, në:
a) këshilla teknikë këshillimore për vendimarrje të ndryshme urbanistike, arkitekturore, pejsazhore, arredimi, etj
b) organizime konkursesh kombetare e nderkombetare arkitekturore e urbanistike, pejsazhore, arredimi, etj
c) pjesëmarrje në juri konkursesh kombetare e ndërkombëtare arkitekturore e urbanistike, pejsazhore, arredimi, etj
d) pjesëmarrje në debate publike për tematika profesionale e teknike mbi çështje arkitekturore e urbanistike, pejsazhore, arredimi, etj
2) Informimit reciprok mbi të rejat dhe zhvillimet e fushës për secilën palë dhe më gjerë, që paraqesin interes të ndërsjelltë për aktivitetin institucional të palëve.
3) Shkëmbimit të përvojave dhe kapaciteteve institucionale, sipas rastit.
4) Shkëmbimit të materialeve, studimeve, botimeve dhe rezultateve të punës studimore dhe shkencore që realizohet nga të dy palët.
5) Organizimit të aktiviteteve kulturore të perbashketa me karakter e interes te gjërë publik mbi fushat e arkitekturës, urbanistikës, pejsazhit, arredimit etj si:
a) Konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare
b) Ekspozita mbi fushat e lartpërmendura
c) Promovime librash
d) Tavolina te rrumbullakta profesionale
e) Aktivitete e evente të ndryshme kulturore e promovuese mbi arkitekturën
6) Nxitjes, mbështetjes dhe realizimit të veprimtarive të përbashkëta me interes reciprok.
7) Kontributit reciprok në realizimin i nje periodiku te shtypur (reviste/monografi) ku do të evidentohen punet e arkitekteve bashkekohore shqiptare
8) Ndarjes së një çmimi arkitekture cdo vit për arkitektin më të mirë të vitit shoqëruar me një ekspozitë me punët e studiove pjesëmarrëse
9) Organizimi t të një konkursi të përvitshëm për të rinjtë për te evidentuar talentet e reja në fushën e arkitekturës.
10 ) Gjetjes së instrumentave të përbashkëta institucionale për ruajtjen dhe mbrojtjen epunës së arkitektëve nëpërmjet:
11) Respektimit të rregullave të deontologjisë ndërmjet arkitektëve,
12) Respektimit të marrëdhenieve midis institucionit të e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe arkitekteve
13) Respektimit dhe mbrojtjes së arkitektëve nga abuzimet e mundshme.

14556724_642701149244034_8151307797570086330_o

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here