Home I pakategorizuar Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, në bashkëpunim Ark, ju fton të...

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, në bashkëpunim [.] Ark, ju fton të merrni pjesë me projektet tuaja më të mira.

1845
0
SHARE

Shoqata e Arkitëktëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me [.] Ark, ju fton të jeni pjesë me projektet tuaja më të mira në:

1 – publikimin në faqen e re web [.] Ark, e cila do të jetë platforma e parë dixhitale totalisht e dedikuar arkitekturës dhe dizajnit në Shqipëri .
2 – një monografi kushtuar arkitekturës shqiptare (për vitet 2010 – 16)
3 – ekspozitë kushtuar arkitekturës shqiptare (2010 – 16)
4 – dhënien e çmimeve për projektet më të mira (2010 – 16)

Misioni i Shash dhe [.] Ark është të promovojë arkitekturën vendase dhe arkitektet shqipëtarë, duke qënë se shumë projekte cilësore meritojnë të kenë vëmendje.
Aktiviteti mendohet të jetë i përvitshëm.
Ju do mund të jeni protagonistë kryesor, thjesht duke dërguar punët tuaja më të mira në fushën e arkitekturës.

Nëse jeni të interesuar, ju lutem të na dërgoni brenda datës 30 nëntor 2016 në adresën e dedikuar për këto 4 çështje: [email protected], këto infomacione:
– 4-5 fotografi ose imazhe render të projektit . ( Cilësi 150 dpi )
– Një pershkrim të shkurtër të projektit (max 100 fjalë)
– Studio (Kryearkitekti ) si dhe të gjithë bashkëpunëtorët
– Kontaktet

Personat të cilët janë ngarkuar me mbledhjen e materialit janë:
– Nesila Hajdini për [.] Ark
tel: 0672591719
– Ani Tola (Panariti) Sekretare e Përgjithshme e Shash
tel: 0696336952

Pas dorëzimit, një juri e përbërë nga personalitete të spikatura të arkitekturës dhe artit, brenda dhe jashtë vendit, do merret me përzgjedhjen dhe seleksionimin e projekteve. Pas përzgjedhjes do të rikontaktoheni për plotesim materiali për fazat e mëtejshme.

Faleminderit për bashkëpunimin,
Shash dhe [.] Ark

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here