Home I pakategorizuar Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi nga Casanova & Hernandez

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi nga Casanova & Hernandez

2142
0
SHARE

Nga Arkitekti: Në vitin 2013, Ministria e Kulturës ndërmori një plan për rindërtimin e infrastrukturës kulturore duke rivitalizuar ndërtimet historike të abandonuara. Muzeu Marubi është një projekt pioner i këtij programi. Plani i krijimit të muzeut është pritur me një kënaqësi të madhe kombëtare, për shkak të rëndësisë historike të ekspozimit, midis të tjerave, të trashëgimise fotografike të prodhuar prej më shumë se një shekulli nga tre gjeneratat e familjes Marubi.

2

Dialogu midis tradicionales dhe modernes

Projekti për Muzeun Marubi synon të promovojë një dialog të pasur midis traditës dhe modernes, midis të shkuarës dhe të tashmes. Trashëgimia e traditës theksohet nga restaurimi i ndërtesave historike të projektuara nga arkitekti vendas Kolë Idromeno, lindur në Shkodër, duke ruajtur cilësitë hapësinore dhe strukturale pa asnjë transformim volumetrik apo ndarje në interier. Në koncept, ndërtesa e Idromenos kthehet në një objekt të rëndësishëm për t’u shfaqur, soditur dhe vizituar.

Një imazh modern, lidhur me programin e ri muzeografik, krijohet duke vendosur pesë “kuti funksionale”, të parafabrikuara dhe të spostuara nga objekti origjinal, duke punuar si pjesë mobilimi apo elemente struktural. Tradita dhe modernia krijojnë një dialog në çdo cep të ndërtesës. Në eksterier të muzeut, një element në formë vitrine punon si piketë për të treguar hyrjen në objekt; interieri i ndërtesës, dritaret origjinale dhe cilësitë hapësinore të ndërtesës dialogojnë me kutitë e ekspozitës; në oborr, ndërtesa e vjetër bashkëjeton me volumin e ri modern.

3

4

5

Pikë kulturore referimi e hapur, e aksesueshme, e gjallë.

Nga njëra anë, programi i muzeut zgjerohet në hapësirën publike dhe një nga “kutitë funksionale” të vendosura përpara tij kthehet në vitrinë, duke shërbyer si piketë që fton qytetarët të bëhen vizitorë. Nga ana tjetër, hapësira publike futet në muze dhe projekti e fsheh kufirin midis rrugës dhe institucionit me një kat përdhe transparent dhe të aksesueshëm, që përmban një hapësirë me hyrje të lirë multifunksionale për leksione, workshop, dhe ekspozita të përkohshme. Si rezultat i kësaj, projekti synon të krijojë një muze të gjallë dhe të hapur, i aftë për t’u shndërruar në një pikë referimi kulturore në jetën e qytetit të Shkodrës.

6

7

8

Identiteti i Muzeut

Imazhi modern i muzeut bazohet në motiv abstrakt, që frymëzohet nga gjeometria e hapjes së aparatit fotografik, i cili hapet dhe mbyllet për të kontrolluar dritën. Ky motiv abstrakt përdorët për të modeluar shpërndarjen e strukturës së pesë kutive të ekspozimit të vendosura në ndërtesë, duke integruar gjithashtu një sistem ekspozimi të zhdërvjellët dhe të plotë, që përfshin korniza për ekspozimin e fotove dhe dokumentave, vitrina për objektet dhe ekrane për filma të shkurtës apo prezantime.

9

10

Motivi abstrakt, i cili miksohet gjithnjë me foto dhe objekte të koleksionit, bëhet simbol i muzeut. Mund të dallohet në shkallë të ndryshme dhe në disa pjesë të ndërtesës, ashtu si në logon e muzeut, në modelimin e vitrinës në rrugë, në shpërndarjen e kutive funksionale brenda ndërtesës, madje dhe në strukturën e fasadës së re artistike në oborr, e cila kornizon pamjet mbi rrethinat dhe filtron dritën brenda objektit. Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi fiton një identitet të veçantë të tij duke lidhur aspektet hapësinore, strukturore, funksionale, grafike dhe vizuale, duke ndihmuar vizitorët të identifikojnë ndërtesën dhe koleksionin me një eksperiencë të plotë, të pasur dhe unike.

11

12

13

 

1514

Përshkrimi i produktit:

Modelimi i pjesëve të ndryshme të muzeut bazohet në motive abstrakte të gjeometrisë së hapjes dhe mbylljes së aparatit fotografik. Ky motiv përdoret në shkallë të ndryshme në objekt, dhe përcakton identitetin e tij. Në një shkallë më të madhe, motivi përdoret për të përcaktuar gjeometrinë e mureve nga oborri, të cilat kornizojnë vetrata në tre transparenca të ndryshme. Në një shkallë më të vogël, përcakton gjeometrinë e sistemit të veshjes me alumin të kutive funksionale. Sistemi Deko GV është adaptuar veçanërisht për nevojën e kutive funksionale për të lejuar nga njera anë krijimin e kornizave për ekspozimin e fotografive, dokumenteve dhe teksteve informues, dhe nga ana tjetër si vitrina për ekspozimin e objekteve. Korniza të tjera mbështesin xhamin gjysëm të tejdukshëm, në të cilin nuk ndodhen fotografi apo objekte.

16

17

18

19

20

Arkitekt: Helena Casanova, Jesus Hernandez

Vendodhja: Shkodër

Sipërfaqe: 1138 m2

Viti: 2016

Historian: Zef Paci

Arkitekt Lokal: Atelier 4

Inxhinier ndërtimi: Diana Lluka

Inxhinier mekanik: Spiro Drita

Inxhinier Elektrik: Dëshire Mena

Konstruktor: R&T Group

21

22

23

24

25

26

Projekti:

27

28

29

30

32

33

34

35

36

37

38

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here