Home I pakategorizuar 26 Femrat që ndryshuan arkitekturën

26 Femrat që ndryshuan arkitekturën

3207
0
SHARE

Duke folur për The New York Times në muajin prill, arkitektja Yen Ha zbuloi një të vërtetë të pakëndshme në lidhje me profesionin: Femrat janë ende të diskriminuara kundrejt vendit të tyre të punës, duke u përballur çdo ditë luftën ër respekt në studio, në sheshin e ndërtimit dhe çdo vend midis.

“Sigurisht që hasim vështirësi. Çdo ditë.” – thotë Ha. ” Është ende një fushë gjërësisht e dominuar nga meshkujt, dhe të shohësh një femër në ambjentet e ndërtimit apo në një mbledhje të madhe me investitorë nuk është dhe aq e zakontë. Çdo ditë më duhet t’i kujtoj dikujt se unë jam në rradhë të parë një arkitekte. Madje disa herë jo thjesht një arkitekt, por ARKITEKTI.

Këto mendime kanë shfaqur dhe arkitekte të tjera femra të intervistuara nga Times, komentet e tyre erdhën vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga jeta të gruas më unikale të këtij profesioni: Dama Zaha Hadid. Vetë Hadid njihej për vuajtjen ndaj mungesës së barazisë gjinore në brendësi të arkitekturës, duke pohuar se, pavarësisht fushatave kundër disktriminimit në profesione, “është ende bota e burrave.”

Reflektimet e Ha-së në statusin e profesionit janë dëshmia se duhet të bëhet më shumë për të luftuar barazinë në arkitekturë dhe më tej në gjerësinë e industrisë së ndërtimit. Ndërsa presim një tjetër vit me të tjera femra të suksesshme të profesionit, listojmë 26 femrat nga e tashmja dhe e shkuara që kanë ndryshuar mënyrën sesi e perceptojmë hapësirën e ndërtuar në një mori metodash.

1.Amale Andros

Në të djathtë: Public Farm 1, një instalacion i vitit 2008 në qytetin Long Island në MoMA PS1 nga firma Amale Andraos, WORKac. Muzeu e përshkruan instalacionin si një”strukturë e gjallë e përbërë nga materiale jo të kushtueshëm, të qëndrueshëm dhe të riciklueshëm pas përdorimit në PS1′, imazhe nga MoMa PS1 dhe Archinet.

Në dy dekadat e fundit, Amale Andros është bërë e njohur si arkitekte, edukuese dhe teoriciene urbane. Drejtore e Universitetit të Kolumbisë të Arkitekturës, Planifikimit dhe Konservimit, Andros është gjithashtu partnere themeluese e WORKa, një firmë që i dedikohet “pozicionimit të arkitekturës në ndërthurjen e urbanes, rurales dhe natyrës.” Publikimet e saj përfshijnë librat 49 Cities (49 qytete) dhe Above the Pavement – the Farm! (Mbi dysheme – Ferma!), të cilët ripërcaktojnë marrëdhënien midis qyteteve, fermave dhe natyres.

2.Alison Brooks

Në të majtë: Buzëqeshja, një instalacion i përkohshëm në Festivalin e Dizajnit në Londër nga Alison Brooks Architects, në bashkëpunim me American Hardwood Export Council AHEC ( Këshilli Amerikan i Eksportimit të Drurittë rëndë);ky pavilion minimalist ekspozon potencialin strukturor të lëndës drusore të laminuar. Imazhe nga Alison Brooks Architects.

Një arkitekte e lindur në Londër me një prirje skulpturore kundrejt formës dhe proporcionit, Alison Brooks është një nga arkitektet britanike më unike. Në 2013, ajo fitoi çmimin AJ Women Architect of The Year Award. Paul Monaghan, një nga pjestarët e jurisë, përkrahu përzgjedhjen e panelit, duke shpjeguar se “ndërthurja e saj e skulpturës, arkitekturës dhe detajit është ajo çfarë e ka kthyer këtë arkitekte në një forcë të fuqishme në arkitekturën britanike.”

3.Tatiana Bilbao

Në të djathtë: Banesa modulare të përballueshme, projektuar nga Tatiana Bilbaro, Meksikë; imazhe nga Dezeen.

Tatiana Bilbaoi është mjaft e njohur për projektimin e rezidencave elegante, gjeometrike, por trashëgimia më jetëgjatë e arkitektes së lindur në Mexico City, duhet të jetë zgjidhja kreative e propozuar për banesat sociale të qëndrueshme. Në 2015, Bilbao dha një intervitë për të diskutuar planin e saj për të krijuar një seri me banesa modulare shumë të përshtatshme, të cilat mund të siguohen për më pak se 8,000$. “Ideja jonë ishte të shfaqnim se kishte shumë mundësi për këtë banesë, që mund të shtje volume, që mund të vazhdoje të ndërtoje, duke ndryshuar dhe zgjeruar shtëpinë në mënyrën që doje.” – tha Bilbao në lidhje me projektin.

4.Lina Bo Bardi

Në të majtë: SESC Pompeia, San Paulo, Brazil; imazhe nga ArchDaily.

Lina Bo Bardi (1914-1992) ishte një arkitekte braziliane e lindur në Itali, e njohur kryesisht për përdorimin ekspresiv të materialeve dhe për eksplorimin përgjatë gjithë jetës së saj me mundësitë sociale të projektimit. Ndjeshmëria e saj e pazëvëndësuesme u shpreh plotësisht në kryeveprën e saj të vitit 1982 SESC Pompeia, një fabrikë e konvertuar, ku shpreheshin kalime ajrore të hapura dhe çarje në formë frëngjie asimetrike në vend të dritareve. Nuk egziston asnjë objekt tjetër i ngjashëm me të.

5.Denise Scott Brown

Në të djathtë: Ndërtesa VSBA Provincial Capitol, Francë; imazh nga Architizer.

Arkitekte inovative, teoriciene novatore dhe bashkëshorte e Robert Venturi – me të cilin themeloi firmën Ventur, Scott Brown and Associates – Denise Scott Brown është një ikonë e vërtetë amerikane. Në 2015, Scott Brown dhe bashkëshorti i saj ishin fituesit e Architizer’s A+ Lifetime Achievement Award ( Çmimi i Arritjeve Jetësore të Architizer A+). Një zgjedhje e duhur, duke qënë se dyshja punoi edhe më shumë për t’i dhënë formë asaj  që ne njohim si Postmodernizëm, më shumë se çdo skuadër tjetër krijuese. “Nuk ka konceptim idesh pa të meta,” – thotë Scott Brown në një intervistë në lidhje me çmimin. “Bashkëveprimi është e vërteta e arkitekturës.”

6.Beatriz Colomina

Në të majtë: Privacy and Publicity (Privat’sia dhe Publiciteti), një nga punët kritike më të njohura të Beatriz Colomina, dhe Sexuality and Space (Seksualiteti dhe Hapësira), një antologji shkrimesh mbi arkitekturën e edituar nga Colomina; imazhe nga Princeton University.

Një nga historianet më të njohura arkitektonike, kërkimet e Colomina’s fokusohen në marrëdhënien midis arkitekturës dhe medias. Interesi i saj në lidhjen e arkitekturës me disiplina të tjera ishte rrënjësisht tranformues për  Universitetin e Arkitekturës në Princeton, ku themeloi programet “Media dhe Moderniteti” të shkollës. “Arkitektura Moderne,” shkruan ajo, ” bëhet moderne vetëm kur ndërthuret me median.” Puna e saj është thelbësore për këdo të interesuar për shfaqjen e arkitekturës përballë dilemave të modernitetit.

7.Sharon Davis

Në të djathtë: Qëndra e Mundësive të Gruas në Kayonza, Rwanda; imazhe nga Architizer dhe Pinterest.

Arkitektura është një karrierë e dytë për Sharon Davis, e cila ndërroi drejtim pas shumë viteve punë në financë. Gjithsesi, sapo mori diplomën e saj në duar, Davis nuk haxhoi kohë pa bërë emër. Projekti i saj më i rëndësishëm është i shumëpërfoluri Qëndra e Mundësice të Gruas në Rwanda. Gazetarja Emily Nonko shpjegon se ky projekt “adresonte më shumë se mungesa e sigurisë për të krijuar një hapësire mbledhje për gratë Rwandane – gjithashtu krijonte një mundësi ekonomike dhe një infrastrukture sociale solide.”

Skema që projekton Davis është funksionale dhe komforte: nje kampus që përfshin marketin e fermës, kopështe, rezidenca për miqtë dhe hapësira komunitare, të gjitha të vendosura në një formacion rrethor. Sigurisht  që e arrin vizionin transformues të paraqitur nga Davis, që dëshmon synimin  e firmës për të “projektuar ndërtesa të jashtëzakonshme që alternojnë të ardhmen e komuniteteve.”

8.Odile Decq

Në të majtë: “Restoranti Phantom, Opera Garnier, Paris, Francë; imazhe nga Studio Odile Decq dhe Dezeen.

Odile Decq  është një arkitekte, puna e së cilës i flet imagjinatës. Restoranti i saj “Phantom” në Paris, vendosur në Opera Garnier, është një studim për ndeshjen e përkohshmërive, me foma bio-mofike të bardha dhe të kuqe, që sfidojnë artin e bukur të tavanëve të operës. Ashtu siç e di çdo fans i mirë i operas, një konflikt mund të kthehet në harmonik. Në restorantin “Phantom”, stilet e reja dhe të vjetra marrin pjesë në një lloj kërcimi që  lartëson secilin prej të dyve. Në të vërtetë, guximi është një pjesë e trupit të punës të Decq, që i jep formë idesë se eleganca përcaktohet nga vetëpërmbajtja.

9.Liz Diller

Në të djathtë: Instituti i Artit Kontemporan mbi Portin e Boston-it; imazhe nga designboom.

Një parnere themeluese e firmës DILLER SCOFIDIO + RENFRO, Diller ishte pjesë e artit dhe dizajnit që prej fundit të viteve ’70. Me projekte konceptuale si Blur Building – një re e banueshme e bërë nga njeri, që shërbente si pavilion mediatik gjatë Swiss EXPO 2001 – dhe pikave funksionale si Instituti i Artit Kontemporan në Portin e Bostonit, firma e Diller-it sigurisht që ka fituar një reputacion për novacionet e saj.

Diller vlerëson të kaluarën e saj si artiste për aftësinë e saj për të qëndruar e lirë kundrejt kufizimeve arkitektonike. “Vitet e para më dhanë mundësinë të mbaj një qëndrim kritik dhe të sfidoj atë çfarë është arkitektura dhe menyrën se si ajo mund të ndërveprojë me disiplina të tjera kulturore.” – shpjegon ajo. “Unë mund të kisha nisur të ndërtoja objekte menjëherë.”

10.Jane Drew

Në të majtë: Universiteti i Ibadan në Nigeri; imazhe nga Architecture.com

Jane Drew ( 1911 -1996) ishte një arkitekte angleze, që krijoi dallgë jo vetëm pasi ishte një arkitekte e spikatur femër – faktor që ishte mjaft i rrallë në Britaninë e kësaj kohe – por dhe si një idhtarë e papërshkrueshme e Modernizmit. Një arkitekte me interesa sociale dhe ndërkombëtare, karriera e jashtëzakonshme e Drew përshfin projekte të mëdha në Afrikën Perëndimore, Indi dhe Iran, së bashku me Anglinë. Me fjalë të saj, ajo projektonte “çdo gjë nga kuzhina e më sipër”, dhe gjithnjë me një sy nga kombinimi i formës me funksionin.

11.Ray Eames

Në të djathë: Eames House, Pacific Palisades, Kaliforni,; imazhe nga Daniella on Design

Së bashku me bashkëshortin e saj Charles Eames (1907 – 1978), Ray Eames (1912 -1988) i japin formë modernizmit për një gjeneratë amerikanësh. Në vazhdimësi të karrigeve ikonë Eames, dyshja njihet dhe për ndërtimin e Eames House në Los Angelos tërësisht me pjesë hekuri të parafabrikuara, të destinuara për ndërtime industriale. Ndërtesa, e cila shërbente si shtëpi dhe studio e çiftit për dekada, u kompletua për disa ditë, duke ndryshuar idetë të efiçensës dhe cilësisë.

12.Jeanne Gang

Në të majtë: Aqua Tower, Chicago III; imazhe nga Architizer dhe Wall Street Journal.

Themeluese e Studio Gang në Chicagom Gang është një nga arkitektet amerikane më të njohura. Ndërtesa e saj prej 83 katesh, Aqua, ndodhet pikërisht në Windy City, një metropolis i njohur veçanërisht për kullat e tij ikonë. Edhe pse ajo është po aq vizionare sa çdo arkitekt tjetër për të lënë shenjë në Chicago, filozofia e Gang për kreativitetin shfaq përulësi dhe mendje të hapur. “Idetë e mira vijnë nga kudo,”-thotë ajo. “Është më e rëndësishme të dallosh një ide të mirë sesa të jesh autore e saj.”

13.Petra Gipp

Në të djathtë: Shtëpi mbi shkëmbb, Stockholm, Suedi; imazhe nga ArchDaily dhe Petra Gipp arkitektur

Suedia është një vend i ftohtë, faktor ky që reflektohet në literaturën vendase dhe gjithashtu në arkitekturë. Puna e Petra Gipp, së bashku me linjat e saj të pastra dhe preferenca kundrejt sipërfaqeve të rrafshëta, është pikërisht pjesë e kësaj tradite. Puna e saj na tregon se kur projektohet siç duhet, ftohtësia mund të sjellë komfort.

 

14.Eileen Gray

Në të majtë: e.1027, Roquenbrune-Cap-Martin, Francë; imazhe nga Architect Magazine

Një pionere si në jetë ashtu dhe në karrierë, Eileen Gray (1878 -1976) është një nga dizajnërat më të rëndësishëm nga Irlanda. Ndërkohë që krijonte dizajnet e saj në mobilje, Gray ishte gjithashtu një arkitekte, që prej vitesh jetonte në e.1027, një shtëpi që e projektoi për veten e saj në jug të Francës. “Për të krijuar” – citon ajo.” fillimisht duhet të ngresh pyetje për çdo gjë.”

15.Momoyo Kaijima

Në të djathtë: Rezidencë me nivele të ndara në Tokyo nga Atelier Bow-Wow; imazhe nga designboom

Partnere themeluese e Atelier Bow-Wow, Momoyo Kaijima është ndër arkitektet elitë, e cila është po aq e aftë si teoriciene sa në projektim. Lexuesit e interesuar për të mësuar më shumë për ndjeshmërinë e firmës së saj duhet të shohin Made in Tokyo, një libër udhëzues mbi qytetin e lindjes së Kaijima-s, në të cilin ajo fokusohet në “arkitekturë që arkitektët do të donin të harronin.”

Në këtë dhe në shumë projekte të tjere, Kaijima dhe pjesa tjetër e studios Atelier Bow-Wow dëshmojnë përpjekjen e tyre për të kuptuar si hapësirat përdoren në jetën e përditshme. Në fakt, puna e tyre mund të përmblidhet me moton personale të Kaijima: “Pasioni pa njohuritë është një kal në arrati.”

16.Marion Mahony Griffin

Në të majtë: Propozimi i Marion Mahony Griffin për qytetin e planifikuar të Canberra-s, kryeqyteti Australian; në të djathë: Mahony Griffin më bashkëshortin dhe bashkëpuntorin e saj: Walter Burley Griffin; imazhe nga Australian Design Review.

Ka pionerë, dhe ka dhe Marion Mahony Griffin ( 1871 – 1961), një nga arkitektet e para femra të liçensuara në botë. Mahony Griffin ka punua me Frank Lloyd Wright dhe Walter Burley Griffin, me të cilin më vonë u martua.

17.Jane Jacobs

Në të djathtë: The Death and Life of Great American Cities; imazhe nga Wikipedia dhe textosa

Nëse një biblotekë ka vetëm një libër për planifikimin urban, shancet janë që të jetë klasiku i vitit 1961 i Jane Jacobs the Death and Life of Great American Cities (Vdekja dhe Jeta e Qyteteve të Mëdha Amerikane). Jacobs i rezistoi trendit drejt “riformimit urban” dhe i qëndroi funksionalitetit të lagjeve që lejonin zhvillimin spontan. “Qytetet kanë aftësinë të sigurojnë diçka për çdokënd, dhe vetëm sepse, dhe vetëm atëherë kur, ato krijohen nga të gjithë.” Ajo ndërroi jetë në vitin 2006.

18.Sharon Johnston

Në të majtë: Vault House, Oxnard, Kaliforni; imazhe nga Archdaily

Sharon Johnston dhe firma e saj, Johnston Marklee, janë të njohur mirë me marrëshënien midis arkitekturës dhe fantazisë. Ato krijojnë struktura të tilla si Vault House: ndërtime lozonjare, elegante që dukt sikur i përkasin më shumë të ardhmes sesa të tashmes.

19.Maya Lin

Në të djathtë: Memoriali i Veteran’ve Vietnamezë, D.C.; imazhe nga Markers

Një arkitekte, skulptore dhe artiste, karriera e Maya Lin shënohet nga arritje në fusha të ndryshme. Gjithsesi, ajo njihet gjërësisht për projekte që solli kur ishte ende studente: Memoriali i Veteranëve Vietnamezë në Washinton, D.C., një mur 2 hektarë që shfaq emrat e ushtarëve amerikanë të humbur në luftë, ky monument konsiderohej i ndryshëm në kohë për shkak të minimalizmit të tij.

Sot shihet si një kryevepër, një tibutë e pandjeshme dhe e dukshme qartë ndaj një konflikti që la një plagë të thellë dhe të gjatë në shtet. “Përshkrimi i një lidhjeje midis modernes dhe luftës,” – thotë ajo – “është pikërisht njohja e jetëve individuale të humbura.”

20.Neri Oxman

Në të majtë: Pavilioni i pambukut të Neri Oxman, krijuar duke lënë fijet e pambukut në një kornizë metalike; imazhe nga Architizer.

Disa arkitektë përpiqen të flasin për të tashmen; disa të tjerë i mbajnë sytë drejt të ardhmes; e tillë është Neri Owman. Një arkitekte Izraelite-amerikane, dizajner dhe akademike, Oxman njihet për interesin e saj në aplikimin e zbulimeve në biologji dhe shkencë kompjuterike në arkitekturë, një fushë që ajo beson së do të ndryshojë rrënjësisht në vitet në vazhdim. “Unë mendoj se në të ardhmen e afërt, ne do t’i printojmë në 3D ndërtesat dhe shtëpitë tona.’ – thotë ajo.

21.Lilly Reich

Në të djathtë: Barcelona Chair; imazhe nga Knoll

Lilly Reich (1885-1947) ishte një dizajner gjermane moderniste, e njohur më shumë për bashkëpunimet me Mies Van Der Rohe. Shumë njerëz nuk e dinë se ajo ishtë bashkëkrijuese e plotë dhe jo vetëm bashkëpunuese, në projektimin e Barcelona Chair, një pjesë mobilimi që mbetet simbol i elegancës dhe sofistikimit. ” Ishte më shumë se rastësi që përfshirja dhe suksesi i Mies në dizajn nisi në të njejtën kohë më marrëdhëniet e tij personale me Reich,” – thotë Albert Pfeiffer, Zv.President i Dizajnit dhe Menaxhimit në Knoll.

22.Kazuyi Sejima

Në të djathtë: Muzeu i Ri i SANAA, New York; imazhe nga Encyclopedia Britannica

Kazuyo Sejima e SANNA është një arkitekte që kupton se sa shumë mund të bëhet me forma të thjeshta gjeometrike. Shembull është projekti i saj për Muzeun e Ri të New Yorkut. Ndërkohë që skema është mjaft minimale, një seri kubikësh të mbivendosur – zhvendosja e tyre krijon një ndër ndërtesat më të spikatura të Bowery-t.

23.Annabelle Selldorf

Në të djathtë: 200 Eleventh Avenue, një projekt residencial në qytetin e New Yorkut, imazhe nga Selldorf Architects

Me Anabelle Selldorf, çdo gjë qëndron në detaje. Paul Goldberger, kritik arkitekture në New Yorker; e përshkruan stilin e saj si “… një lloj modernizmi xhentil me preçizion të përpiktë, me proporcione perfekte.” Nga ana e saj, Selldorf e shpjegon kështu metodën e saj: “Unë kërkoj një lloj llogjike që të lejon të lëvizësh në hapësirë dhe ta perceptosh atë si të bukur dhe racionale.

24.Norma Merrick Sklarek

Në të majtë: Qendra e Dizajnit Pacific n1 Los Angeles, Kaliforni; imazhe nga VieDesign dhe Women in Architecture.

Norma Merrick Sklarek (1926 -2012) ishte arkitektja e parë Amerikano-afrikane, një shtegshënuese e vërtetë. Projektet e saj më të njohura, përfshirë Terminalin e Parë në Aeroportin Internacional të Los Angelos LAX, dhe Pacific Design Center, shfaqin një  sens inovator linjash dhe ngjyrash. Sklarek është shprehur për sfidat në profesion, duke thënë: “Shkollat kishin kufizime dhe është e kuptueshme që këto kufizime ishin në gjini dhe në racë. Në arkitekturë, nuk kam patur asnjë model. Jam e lumtur që sot jam një model për t’u ndjekur nga të tjerët.”

25.Allsion Williams

Në të djathtë: Qendra August Wilson për Kulturën Afrikano-Amerikane, Pittsburgh, Pa.; imazhe nga Cultural District.

Përgjatë karrierës prej dy dekadave, Allison Williams ka punuar në shumë projekte masive dhe njëkohësisht në firma shumë të njohura, si San Francisco Perkins+Will dhe AECOM, në të cilën punon si Drejtore Dizajni.

Ndërtesat e saj më të njohura, përfshirë Qendrën August Wilson për Kulturën Afrikano-Amerikane në Pittsburgh, ilustrojnë angazhimin e saj në maksimizimin e potencialit të një zone. Qendra, për shembull, ka shumë hapësirë dhe dritë pavarësisht faktit se pozicionohet në një anë të ngushtë rruge.

26.Zaha Hadid

Në të djathtë: Heydar Aliyev Center, Azerbaijan; imazh nga designboom.

Kur Zaha Hadid ndërroi jetë vitin e shkuar, ajo ishte një nga arkitektet më të njohura dhe më të dashura në botë. Puna e saj, me linjat e guximshme dhe ekspresiviteti skulpturor, është aq e fuqishme sa mund të ktheje këdo në një fans të arkiteturës. Vizioni unik i Hadid e lejoi të kalonte teknlogjitë vizuale dhe dixhitale në potencialet e tyre të plota, duke krijuar ndërtesa që mund të përshkruhen vetëm si transformuese. “Nuk mendoj se mund t’i mësosh dikujt arkitekturë,”-shprehet ajo.”Mundesh vetëm të inspirosh njerëz.”

Burimi: http://architizer.com/blog/from-a-to-zaha-26-women-who-changed-architecture/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here