Home I pakategorizuar LOUVRE ABU DHABI – Hapet muzeu i projektuar nga Jean Nouvel në...

LOUVRE ABU DHABI – Hapet muzeu i projektuar nga Jean Nouvel në Emiratet e Bashkuara Arabe.

2280
0
SHARE

Inspiruar nga arkitektura dhe traditat e ndërtimeve të ulëta të Emirateve të Bashkuara, arkitekti internacional Jean Nouvel krijon një objekt të pakrahasueshëm për muzeun e Luvrit në Abu Dabi. Arkitektura e jashtëzakonshme është gjithashtu simbol i fortë i vizionit dhe arritjeve të rajonit.

 

           

Kupolë lundruese e dritës dhe hijes.

Gjenialiteti i vizionit të Nouvelit qëndron në kupolën gjigande në ngjyrë të argjendtë, e cila duket sikur lundron mbi gjithë “qytetin-muze”. Pavarësisht aparencës së saj si element thuajse pa peshë, kupola peshon përafërisht 7,500 ton (e njëjta peshë me Kullën Eifel në Paris). Me një diametër prej 180 metër, me matrial të perforuar, siguron hijëzimin e gjithë objektit.

Elementi i kupolës huazohet nga arkitektura arabike, për të krijuar një strukturë komplekse gjeometrike, e cila formon 7.850 yje, të përsëritur në madhësi dhe kënde të ndryshme, formuar nga 8 shtresa të mbivendosura. Ndësa dielli përshkon trajektoren e tij, filtrat e dritës nga perforimi i kupolë krijojnë një efekt frymëzues brenda në muze, të përshkruar si “shiu i dritë”. Ky dedikim ndaj natyrë dhe elementëve rrjedh nga frymëzimi i pemëve të palmave të Abu Dhabit; gjethet e tyre ndjekin ndriçimin e fortë të diellit, për ta zbutur projeksionin e tij në tokë.

                           

Qytet-muze mbi det.

“Një botë mikpritëse e cila bashkon paqësisht dritën me hijen, reflektimin dhe qetësinë. Dëshiron t’i përkasë këtij vendi, historisë së tij, gjeografisë, pa u shndërruar në një përkthim të prerë. Gjithashtu, synon të theksojë mahnitjen e gjeneruar nga ndeshje të pazakonta.” Jean Nouvel.

Projektuar si një qytet i vogël, Louvri Abu Dhabi qëndron si arkipelag në det të hapur. Hapësira të veçanta shfrytëzohen dhe nxisin zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, veçanërisht soditjes; mundësia e aksesit është si nga toka, ashtu dhe nga deti.

Ashtu si shëtitjet në rrugët e ngushta të Abu Dhabit, iteneraret e vizitorëve zhvillohen në 55 ndërtesa të shkëputura. 23 prej tyre u dedikohen galerive, të cilat ngjasojnë me banesat e ulëta të vendasve. Fasada e jashtme ofron panoramë si të bregdetit, ashtu dhe të siluetës urbane të Abu Dhabit. Për të nxitur shëtitje dhe biseda të gjata. Vepra arti të artistëve si Jenny Holzer dhe Giuseppe Penone, veçanërisht theksojnë fasadën, duke formuar ndjenja të reja emocionale dhe intelektuale. I gjithë mjedisi paqësor i muzeut frymëzon vizitorët të shijojnë marrëdhënien gjithnjë në ndryshim midis diellit, detit, artit dhe arkitekturës.

                         

Efekti i mikroklimës

Përpos efektit estetik, kupola funksionin gjithashtu për një sërë efektesh mjedisore. Ajo sillet si një hijëzues për të mbrojtur sheshin e jashtëm, dhe brendësinë e ndërtesës nga nxehtësia e diellit. Gjithashtu siguron një eksperiencë komforte për vizitorët, duke I lejuar të lëvizin nër galeritë, ekspoitat,muzeun e fëmijëve, auditoriumin, sheshit të jashtëm, barit dhe restorantit. Hijëzimi redukton nivelin e energjisë të konsumuar nga secili prej ndërtimeve të mbuluar.

Muzeu krijon mikroklimë komforte, duke përdorur teknika dizajni pasiv, të inspiruara nga kultura vendase, përfshirë konceptin e bazuar në arkitekturën fetare tradicionale, shfrytëzimin pasiv të ujit dhe magazinimin e energjisë, si dhe sisteme të ajrit të kondicionuar mjaft efiçente. Teknika të tjera lidhen me përdorimin e efektit të dritëhijes nga kupola dhe vetë-hijëzimin e ndërtesave, copëzimi i optimizuar i mbulesës për të lejuar nivelin e nevojshëm të dritës së diellit pa krijuar mbinxehje dhe për të mundësuar ventilim, si dhe krjimi i masës termike me anë të veshjes së dyshemesë që përfitohet nga freskimi gjatë natës.

 

Arti

Louvre Abu Dhabi nisi punimet në vitin 2009, me disa punime të ekspozuara si hua në institucione kulturore, si Centre Pompidou Metz, Musee D’Orsay, si dhe Galerisë Kombëtare të Washington DC. Me një sipërfaqe prej 6400 m2 galeri, koleksioni në rritje i muzeut përfshin më tepër se 620 kryevepra të tëndësishme të artit, si dhe zbulime që shtjellojnë tërësisht historinë e njerëzimit. Përfshhen zbulime arkeologjike antike, arte dekorative, skulptura neoklasike, si dhe piktura të mjeshtrave modern dhe instalacione kontemporane.

            

Ndiqni një time-lapse të realizimit të Louvre Abu Dhabi në linkun e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=gAuCfaXQf2U

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here