Home I pakategorizuar Arkitekti Balkrishna Doshi fiton çmimin Pritzker 2018

Arkitekti Balkrishna Doshi fiton çmimin Pritzker 2018

2310
0
SHARE

Balkrishna Doshi. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

Arkitekti indian Balkrishna Doshi është përzgjedhur si fitues i çmimit Pritzker të këtij viti, i konsideruar si çmimi më prestigjoz i arkitekurës. Karriera 70 vjeçare e Doshi-t si arkitekt, urbanist dhe arsimtar, ka patur një ndikim të rëndësishëm në perceptimin e arkitekturës dhe dizajnit në Indi dhe më gjerë.

Imazh i Institutit Indian të Menaxhimit, Banglore, Indi, 1977-1992. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Punimet e Balkrishna Doshi, i njohur si B.V.Doshi, janë influencuar gjerësisht nga mjeshtrat e arkitekturës së shek.20, duke përfshirë Le Corbusier dhe Louis Khan.

Sipas jurisë së çmimit Pritzker, Doshi ka gëzuar aftësinë të interpretojë arkitekturën dhe ta transformojë atë në ndërtime që respektojnë kulturën lindore, duke përmirësuar cilësinë e jetesës në Indi. Juria vlerësoi qasjen e tij morale dhe personale, e cila ka prekur jetën e secilës klasë social-ekonimike në një spektër të gjerë zhanresh që prej itit 1950.

Imazh i Institutit Indian të Menaxhimit, Banglore, Indi, 1977-1992. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

“Punimet e mia janë vazhdimësia e jetës, filozofisë dhe ëndrrave të mia, duke u përpjekur të krijojnë thesaret e shpirtit të arkitekturës,” thotë Balkrishna Doshi. “Ja detyroj këtë çmim prestigjoz këshilltarit tim shpirtëror Le Corbusier. Mësimet e tij më drejtuan në kërkimin e identitetit dhe më detyruan të zbuloj një pasqyrim të ri kontemporan me qasje fetare, për një habitat të qëndrueshëm holistik. Me gjithë humanitetin dhe mirënjohjen time, dua të falenderoj jurinë e çmimit Pritzker për këtë vlerësim shumë prekës dhe shpërblyes. Kjo ripohon parimin tim se “jeta feston kur arkitektura dhe mënyra e të jetuarit ndërthuren.”

Imazh i Institutit Indian të Menaxhimit, Banglore, Indi, 1977-1992. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Arkitektura e Doshi-t eksploron marrëdhënien midis nevojave thelbësore të jetesës, lidhjes me vetveten dhe kulturën, kuptimin e traditave sociale, brenda kontekstit të vendit dhe mjedisit, dhe me një përgjigje kundrejt modernizmit. Doshi e përshkruan arkitekturën si vazhdimësia e trupit, dhe kërkon të përdorë në mënyrë të përshtatshme materialet që i dedikohen funksionit, duke patur në konsideratë klimën, peisazhin dhe urbanizimin.

Studio e  Arkitektit Sangath, Ahmedabad, Indi, 1980. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

“Përgjatë viteve, Balkrishna Doshi ka krijuar gjithnjë arkitekturë serioze, dhe asnjëherë arkitekturë të çastit apo ndjekëse të tendencave,” citon juria e vitit 2018. “Me një sens të thellë përgjegjshmërie dhe dëshire për të dhënë një kontribut ndaj vendit të tij dhe popullit nëpërmjet cilësisë së lartë, arkitekturës autentike, ai ka krijuar projekte për administrimin publik dhe shërbimet, institucione arsimore dhe kulturore, dhe midis të tjerash edhe banesa për klientë privatë. Doshi është një njohës i mirë i kontekstit ku janë vendosur projektet e tij. Zgjidhjet e tij marrin në konsideratë dimensionin social, mjedisor, si dhe ekonomik, dhe për këtë arsye arkitektura e tij është gjerësisht e lidhur me qëndrueshmërinë.

 

Qendër për planifikimin dhe teknologjinë mjedisore, Ahmedabab, Indi, 1966-2021. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Doshi është fituesi i 45-të i çmimit Pritzker, dhe i cili vjen nga India. Ceremonia e vitit 2018 feston përvjetorin e 40-të të dhënies së titullit, dhe do të zhvillohet në Muzeun Aga Khan në Toronto, Kanada. Doshi do të prezantojë një leksion publik, në bashkëpunim me Fakultetin John H.Daniels të arkitekturës, peisazhit dhe dizajnit, në universiteti e Torontos në 16 Maj 2018.

Instituti i Indologjisë, Ahmedabad, Indi, 1962. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Instituti i Indologjisë, Ahmedabad, Indi, 1962. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Banesa Kamala, Ahmedabad, Indi, 1963.  Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Amdavad Ni Gufa, Ahmedabad, Indi, 1994.  Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Strehim i korporatës së sigurimit të jetesës, Ahmedabad, Indi, 1973. Burimi i imazhit: VSF, pritzker architecture prize.

 

Burimi: www.designboom.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here