Home I pakategorizuar Leksion i Hapur: “Urbanistika dhe Ideologjia”, Urbanisti Gjergj Kotmilo, 02|05|2018, ora 13:00

Leksion i Hapur: “Urbanistika dhe Ideologjia”, Urbanisti Gjergj Kotmilo, 02|05|2018, ora 13:00

1227
0
SHARE
Kolegë dhe studentë të nderuar,
Jeni të ftuar  të jeni pjesë e leksiont të hapur :
“Urbanistika & Ideologjia” nga urbanisti Gjergj Kotmilo
E mërkurë, 02|05|2018,  ora 13.00.
Aula Magna, 
Fakulteti i Arkitektures e Urbanistikes, UPT
Rruga Muhamet Gjollesha 54, Tirane

 

 

Gjergj Kotmilo lindi në 9 Janar 1947 në Korçë. Kreu studimet ne Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe u diplomua për Inxhinieri të Ndërtimeve Civile. Në vitin 1988 mori pjesë në Kërkim dhe shkëmbim programesh “Planet e Restaurimit Urban” (Unesco) në Universitetin e Bolonjës, Venecias dhe Romës.

Ka kryer një seri punësh kërkimore, si Studim dhe Punë kërkimore në planifikimin e vendbanimeve të reja dhe arkitektura për banesat në qytete dhe fshatra të Lezhës dhe rrethit të Shkodrës në vitin 1979, Ligji i Planifikimit Urban dhe Rregullorja e Urbanistikës në 1993, Masterplanin e Tiranës, faza e parë, në 1984-1985, Planin rregullues të qytetit të Korçës dhe studime te pjesshme për qendrën e qytetit dhe zonat karakteristike të tij në 1986-1987, Programi i menaxhimit të tokës, Studim paraprak për masterplanin e Tiranës së madhe në 1994-1995, E ardhmja e zhvillimit të Tiranës dhe mundësia e zhvillimit të korridorit Tiranë-Durrës në 1989-1994, si dhe shumë studime të tjera.

Ka punuar si Shef i Sektorit të Urbanistikës në Institutin e Studimeve të Urbanistikës dhe Arkitekturës në vitin 1981, si Drejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike në 1991-1995, si dhe ka qënë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë në 1992, i Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe i Këshillit të rregullimit të territorit të qytetit të Tiranës në 1993.

Ka publikuar disa artikuj për probleme social-profesionale, veçanërisht për periudhën e tranzicionit demokratik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here