Home I pakategorizuar Leksion i hapur: “Identiteti Urban dhe Arkitekturor i Qyteteve Shqiptare” nga Maksim...

Leksion i hapur: “Identiteti Urban dhe Arkitekturor i Qyteteve Shqiptare” nga Maksim Mitrojorgji, 16|05|18, ora 13:00

2003
0
SHARE
Kolegë dhe studentë të nderuar,
Jeni të ftuar  të jeni pjesë e leksiont të hapur :
“Identiteti Urban dhe Arkitekturor i Qyteteve Shqiptare” nga Urb.Ark. Maksim Mitrojorgji.
E mërkurë, 16|05|2018,  ora 13.00.
Aula Magna, 
Fakulteti i Arkitektures e Urbanistikes, UPT
Rruga Muhamet Gjollesha 54, Tiranë.
Leksioni lidhet me analizimin e karakterit urban dhe arkitekturor te qyteteve, për të kuptuar ndikimin e individit apo grupeve shoqërore në krijimin dhe transformimin në kohë të formës arkitektonike apo të morfologjisë urbane.
Disa prej çështjeve kryesore të trajtuara do të jenë:
  • Kuptimi i termit “identitet” në arkitekturë dhe urbanistikë.
  • Manifestimi i individualitetit dhe kolektivitetit krijues.
  • Reagimi i identitetit ndaj ndryshimeve shoqërore.
  • Krizat e identitetit etj.

Të flasësh për identitetin do të thotë të flasësh për ndryshimet e shpejta e shpesh të pakontrolluara që po pësojnë traditat materiale e shoqërore në qytetet tona. Vetë kuptimi i termit “identitet” lidhet me “të qënit i veçantë nga të tjerët, i njejtë me vetveten në disa veçori që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi si i tillë”.

 

Në nivel intelektual e studimor identiteti konceptohet si mendësor, shpirtëror, psikologjik apo ideologjik.

Më i kuptueshëm është koncepti i identitetit në praktikën e përditshme të njerëzve të thjeshtë. Identiteti për ta është kombi, qyteti, besimi, mënyra e të folurit, të veçantat e “rëndomta” të jetës së përditshme në mjedisin urban, një shesh, një rrugë, një krua, mënyra si rrijnë dyqanet në radhë dhe portat e shtëpive në rrugicë, oborri, lulet dhe ndezja e oxhakut, bisedat në treg, ekonomia shtëpiake, kujtesa e bëmave dhe folklori.  

 

 

Urb. Ark. Maksim Mitrojorgji ka lindur në 17 Mars 1948. Kreu studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierise, Dega Arkitekturë.

Ka punuar ne vitet 1971-1976 si urbanist dhe arkitekt në Institutin e Projektimeve në Tiranë. Në vitin 1982 punoi si Inxhinier në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Lezhë. Prej vitit 1985-1993 punoi si arkitekt dhe përgjegjës në Zyren e Projektimit të rrethit Lezhë. Me pas, në vitet 1997 deri në vitin 2005 punoi si Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Tiranë. Në vazhdim, ka punuas si profesionist i lirë.

Njëkohësisht, ka punuar si lektor i lëndëve të ndryshme në disa universitete, si:

  • Teori e Kompozimit Arkitektonik
  • Teoria e dizajnit
  • Teoria e arkitekturës
  • Atelie projektimi

Ka marrë pjesë në një sërë workshopesh dhe konferencash në vende të ndryshme si Francë, Washington, Bullgari, Rumani etj.

Krahas punës projektuese ka publikuar një seri  botimesh dhe studimesh, si:

  • FORMA DHE HAPËSIRA – Tekst i teorisë së kompozimit arkitektonik.
  • GJUHA E GRAFIKËS ARKITEKTONIKE
  • DUKE LEXUAR HAPËSIREN – Studim për organizimin e hapësirës arkitektonike në banesën popullore shqiptare dhe monumentet e kultit të krishterë në Shqipëri.
  • FORMA, PËRMBAJTJA DHE ARKITEKTURA – Studim për formën dhe përmbajtjen e saj shoqërore në arkitekturën e banesës popullore shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here