Home I pakategorizuar Firmoset krijimi i Këshillit Konsulativ të Arkitektëve në Europën Qendrore dhe Lindore....

Firmoset krijimi i Këshillit Konsulativ të Arkitektëve në Europën Qendrore dhe Lindore. – Manifesti i Përbashkët.

1196
0
SHARE

The Consulative Council of Architects in Central and Eastern Europe

KUSH JEMI NE?  

Ne, udhëheqësit e organizatave të arkitektëve të Europës Qendrore dhe Lindore.

ÇFARË DUAM?

Ne kemi vendosur të krijojmë një grup informal për debate dhe reflektime, dialog dhe bashkëpunim të përfaqësuesve të organizatave të arkitektëve të rajonit tonë, duke ndarë të njëjtën të shkuar dhe probleme të ngjashme, duke patur objektiva konvergjente, dhe duke bashkuar zërat e pjesëtarëve tanë.

PËRSE E DUAM KËTË?

Pasi arkitektura, profesioni ynë dhe prodhimi i aktiviteteve konstruktive, hapësira e ndërtuar, nuk po kontribuon mjaftueshëm, me potencialet dhe mundësitë e saj të inovacionit dhe rezultateve për një jetë më të mirë në një botë më të mirë.

SI DO T’I ARRIJMË QËLLIMET TONA?

Duke kërkuar modele, duke ndarë eksperiencat, shqetësimet, dhe praktikat më të mira duke përdorur platformën e konferencave të SHARE dhe komunitetin e arkitektëve për bashkëpunim, dokumenteve politike, marrëdhënieve me publikun, grupet ndikuese, suportin ligjor.

NË ÇFARË DREJTIMI DO TË SHKOJMË?

Duke vrojtuar sisteme dhe zgjidhje, iniciativa dhe proçese, duke frymëzuar njëri-tjetrin për rolin e ri të arkitektëve në hapësirën dixhitale, në standarte dhe përgjegjësi, prokurorime publike dhe konkurse arkitektonike, në etapa projektimi dhe misione të lidhura me arkitektin, kosto dhe resurse, autorësi, përgjegjësi dhe më tepër.

Jemi të përkushtuar për të projektuar dhe për të ndërtuar zgjidhje për praktikën profesionale mbi njohuritë e përbashkëta të organizatave tona të arkitektëve për benefitet e përdoruesve përfundimtarë.

Beograd, 24 Prill 2018.

 

Miratuar nga (në rend alfabetik nga vendet e origjinës):

Armand VOKSHI – Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë.

Boristav INGATOV Kryetar i Dhomës së Arkitektëvë në Bullgari.

Evangelos LYROUDIAS – Pjestar Përfaësues i Kryetarit të Dhomës Teknike të Greqisë.

Astrit NIXHA – Kryetar i Asosacionit të Arkitektëve të Kosovës.

Martin PANOVSKI – Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë, FYROM

Filip ALEKSIC – Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Malit të Zi.

Serban TIGANAS – Kryetar i Urdhrit të Arkitektëve në Rumani.

Milan DURIC – Kryetar i Unionit të Arkitektëve të Serbisë.

Dean LAH – Pjestar Përfaqësues i Kryetarit të Dhomës së Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë.

Florin MINDIRIGU – Kryetar i Shoqatës PRO Event.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here