Home I pakategorizuar Robert Venturi ndahet nga jeta në moshën 93 vjeç.

Robert Venturi ndahet nga jeta në moshën 93 vjeç.

645
0
SHARE

Robert Venturi,fitues i Pritzker Price 1991, imazhi më i rëndësishëm i arkitekturës amerikane, u nda nga jeta në 18 shtator 2018, në moshën 93 vjeç. Njihet si ikona e lëvizjes Postmoderniste, edhe pse nuk u vetëquajt asnjëherë si postmodernist.


Robert Venturi lindi në 25 Qershor 1925 në Filadeflia, ku ndoqi dhe studimet e larta. Në 1964, së bashku me kolegen dhe bashkëshorten e tij Denise Scott Brown, themeluan studion projektuese Venturi Scott Brown Associates (VSBA).Në 2012, për shkak të moshës, ai u tërhoq nga profesioni, ndërsa firma vazhdon të projektojë nën drejtimin e Scott Brown dhe Daniel McCoubrey.
Bashkëautor i Learning from “Las Vegas” (Të mësosh nga Las Vegas) dhe” Complexity and contradiction in architecture” (kompleksiteti dhe kontradita në arkitekturë), ai vlerësohet si një ndër teoricienët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të mbi postmodernizmin. Së bashku me Denise Scott Brown, me anë të veprave të ndërtuara dhe akademike, hodhën themelet e para mbi arkitekturën e cila thyente hegjemoninë e modernizmit që mbizotëronte në ato vite.Venturi ishte një ithtar i referencave historike në arkitekturë. Besonte se modernizmi po largonte identitetin lokal dhe historik nga konteksti urban, dhe këtë qasje ai e reflektonte dhe në punën e tij. Një ndër objektet e tij më të mirënjohur, Vanna Venturi House (shtëpia e nënës së tij), është e frymëzuar mbi tipologjinë tradicionale të banesave amerikane.
Ndër projektet më mbresëlënës, përmenden dhe Guild House (1964), Allen Memorial Art Museum në Ohio (1976), Seattle Art Museum (1991) etj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here