Home I pakategorizuar SHASH | THIRRJE PËR ANËTARËSIM 2019

SHASH | THIRRJE PËR ANËTARËSIM 2019

915
0
SHARE

Përshëndetje kolegë të nderuar,
SHASH, shoqata juaj profesionale gjithëpërfshirëse, ju mirëpret të jeni sa më parë  pjesë e saj. 
Prezenca secilit prej nesh në SHASH, jo vetëm që na lidh me njëri – tjetrin,  por ajo që është më e rëndësishmja, na bën të gjithëve më të fortë e më të dëgjuar nga të tjerët për problematikat e kërkesat tona. Kauzat tuaja personale si nga ana profesionale, kulturore apo dhe ligjore janë punë e përditshme e SHASH. Për t’ja dalë të gjithë së bashku  ka vetëm një rrugë :
 

TË JEMI MË TË SHUMTË NË NUMËR E MË KONTRIBUES PËR SHASH.

SHASH ju kujton se më datë 08-31 Janar 2019, nisin konfirmimet e anëtarëve ekzistues dhe regjistrimet për të qënë anëtarë të ri të Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë dhe ju fton të aderoni pranë saj në dy mënyra:

  • konfirmimet e anëtarëve ekzistues duke paguar kuotën e anëtarësimit sipas përkatësisë individuale në tarifat e SHASH
  • duke nisur anëtarësimet e reja për vitin 2019 sipas proçedurës të cilën  e gjeni në linkun e shoqatës:  Anëtarësimi në SHASH


Me kënaqësi ju njoftojmë se SHASH ka ndërmarë disa objektiva kolektive të cilat do ti thellojë në vitin 2019 të cilat kanë të bëjnë me:

  • Krijimin sa më parë të Urdhërit të Arkitektit, ku për këtë së shpejti do njoftoheni për të rejat.
  • Ndryshime dhe rregullime në planin e Tarifave profesionale.
  • Mbrojtjen e trashëgimisë dhe vlerave arkitektonike të reja apo të vjetra.
  • Evente të ndryshme kulturore/profesionale me të cilat do të njiheni në ditët në vijim.

Eventi i parë i madh në janar 2019 do të jetë dhënia e çmimit “Mjeshtër në Arkitekturë” për jetën profesionale dhe intelektuale një arkitekti shqipëtar dhe eventi i dytë shumë interesant me përmasa ndërkombëtare me 28 shkurt 2019 do të jetë:  SHARE Tirana 2019, International Architecture Forum , ku ju përfitoni Falas regjistrimin 49 euro në konferencë, vetëm duke bërë anëtarësimin tuaj brenda afatit  31 Janar 2019

Benefitet e anëtarësimit në SHASH:

  • Njoftimi i shpejtë në në mënyrë elektronike i eventeve më të rëndësishme në fushën e arkitekturës, ndërtimit, planifikimit urban e më gjerë.
  • Informimi mbi ndryshimet e legjislacioneve në fushën e projektimit.
  • Mundësia e publikimit të njoftimeve për punësim dhe për projekte nga individët dhe studiot projektuese anëtare.
  • Pjesëmarrje në konferenca , debate, seminare, workshope, konkurse etj.
  • Pajisje me kartë anëtarësimit të SHASH.

Shënime:

  • Ata anëtarë që janë regjistruar në vitin 2018, mjaftojnë të kryejnë pagesën vjetore.
  • Në rast se anëtarët e regjistruar në 2018, kanë ndryshuar të dhënat, atëherë është e domosdoshme plotësimi edhe një here I formularit, dhe më pas do të pajiseni me një kartë të re anëtarësimi, por kodi i anëtarësimit mbetet i njëjtë.
  • Për kategorinë Student, tarifa e regjistrimit mbetet 500 L/vit për anëtarët e rinj që do të regjistrohen në 2019, ndërsa për anëtarët e 2018 kjo tarifë vjetore do të jetë 0 L/vit.

Ju lutem dërgoni mandatin e pagesës dhe dokumentacionin përkatës në adresën e email të SHASH:
[email protected]

Pagesa pranë BKT:Nr. i llogarisë bankare 432855524CLTJCLALLV2

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin,
Gjithë të mirat,
Kryesia e SHASH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here