Home I pakategorizuar MAKS VELO | SHASH i jep çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”

MAKS VELO | SHASH i jep çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”

1225
0
SHARE

SHASH nis vitin 2019 me dhënien e çmimit “Mjeshtër në Arkitekturë” si pjesë e një serie çmimesh që do të jepen në kuadrin e FAMA – “Festivali i Arkitekturës Moderne Shqiptare / Festival of Albanian Modern Architecture”. Ky çmim do ti kushtohet Arkitektëve Shqiptarë që kontribuan në gjenezën e Arkitekturës Moderne në Shqipëri.

Takohemi me:

Maks Velo | SHASH |FAMA

Më datë 24 Janar 2019, ora 18:00

Salla e Ekspozitave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Hyrja nga Pedonalja

Tiranë

Short Bio:

MaksVelo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935.

Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektin e parë  në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit tëTiranës. 

Projekte të ndryshme të rëndësishme të projektuara prej tij ose në bashkëpunim janë: 

– Parku i Madh i Liqenit, Tiranë

– shkolla “EminDuraku”, Tiranë

– objekti i banimit pranë Hotel Tiranës

– godina e ish-ATSH, Tiranë

– ish-hotel “Arbana”, Tiranë

– kinemaja e Laprakës, Tiranë

– kinema “Pionieri”, Tiranë

– “UzinaMeknike”, Peshkopi, etj

Vitet ’73 përkojnë edhe me fillimin e një periudhe shumë të vështirë të jetës e tij, pasi gjatë kësaj kohe ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg për tendenca moderne në arkitekturë dhe art, e për rrjedhojë i digjen 250 vepra. Përndjekja dhe dënimi i tij vazhdoi për 18 vjet nga 1973 deri më 1991.

Përveç profesionit të arkitektit, ai krijon dhe kompozon edhe në disa gjini të artit si: pikturë, skulpturë, prozë, poezi, publicistikë, sikundër është në mënyrë konstante mjaft i angazhuar publikisht në çështje të aktualitetit të urbanistikës, arkitekturës dhe angazhimeve të ndryshme intelektuale në të gjithë territorin shqiptar.   Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura “, “Betonizimi i Demokracisë”, “Jetë paralele” (105 dokumente të sigurimit të shtetit),” Vizatime mbi arkitekturën popullore shqiptare”, “Grafika e Realizmit Socialist në Shqipëri”,  “Skulptura e Realizmit Socialist në Shqipëri dhe Skulptura në Europë”,  “Nënë Tereza ” (Vizatime), “Paris 1” dhe “Paris 2” (Vizatime dhe poezi), “Tapeti i kuq” (Poezi), “Përkthyesi”, “Pastel”, “Spac”, “Hetimi dhe Klubi Karavasta” etj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here