Home I pakategorizuar Arata Isozaki fiton çmimin Pritzker 2019

Arata Isozaki fiton çmimin Pritzker 2019

1092
0
SHARE

Arkitekti japonez Arata Isozaki ka fituar çmimin Pritzker në arkitekturë për vitin 2019, i cili konsiderohet çmimi më prestigjoz internacional në arkitekturë.


Qendra e Kuvendit të Katarrit, 2004-2011, Doha, Katarr

Isozaki, arkitekt, planifikues urban dhe teoricien, është prezantuar si vizionar midis bashkëkohësve ndërkombëtarë, me një qasje të guximshme futuristike kundrejt projektimit dhe dizajnit. Me një metodologji transnacionale, pasiondhe përkushtim ndaj “artit të hapësirës” gjatë gjithë karrierës, e cila nis prej viteve 1960, së bashku me rreth 100 punimeve tëzbatuara në emër të tij, Isozaki është arkitekti fitues i 49-të në rang ndërkombëtar, si dhe i teti arkitekt japonez i çmimit prestigjoz.

Ndër atribute të tjera, Arata Isozaki vlerësohet për dialogun midis frymës lindore dhe perëndimore në punimet e tij, duke ri-interpretuar influencat globale në arkitekturë, si dhe përmbështetjen kundrejt gjeneratave të reja në fushën e arkitekturës dhe dizajnit.

Nara, Japoni, 1992-1998.

Doja të shihja botën me sytë e mi, prandaj udhëtova rreth botës të paktën dhjetë herë, përpara se të isha 30 vjeç. Doja të ndjeja jetën e njerëzve në vende të ndryshme dhe vizitova thellësisht brendësinë e Japonisë, por edhe botën islamike, fshatrat e maleve të thella të Kinës, Azinë Jug-Lindore, si dhe metropolet e Shteteve të Bashkuara. Po përpiqesha të gjeja çdo mundësi për ta bërë këtë, dhe gjithmonë vazhdoja të pyesja ‘Çfarë është arkitektura?’ ” – Arata Isozaki.

Muzeu i Artit Modern 1971-74, Gunma, Japan.

Citimi i Jurisë:

Arata Isozaki, lindurnë Oita, ishulli Kyushu në Japoni, njihet për influencën dhe dhuntitë e shumta si një arkitekt me të vërtetë internacional. Me nisjen e  praktikës së tij në 1960, Isozaki ishte arkitekti i parë japonez, i cili krijoi një marrëdhënie të thellë dhe të gjatë në kohë midis Lindjes dhe Perëndimit. Duke zotëruar një njohuri të gjerë në teori dhe histori arkitekture, si dhe me përkrahjen e avant-garde, ai pothuajse asnjëherë nuk e përsëriti status quo-në, por gjithnjë e sfidonte atë. Në kërkmin e tij për arkitetkturë kuptimplotë, ai krijoi objekte të cilësisë më të mirë, të cilatdhe sot kundërshtojnë kategorizimet, reflektojnë evolucionin e tij konstant, si dhe paraqesin gjithnjë qasje inovatore.


Palau Sant Jordi, 1983-1990, Barcelonë, Spanjë.

Prej më tepër se 50 vitesh praktikë të Arata Isozaki, ai ka patur një impakt në botën e arkitetkturës nëpërmjet punëve të tij, shkrimeve, ekspozitave, organizimeve të konferencave të rëndësishme dhe pjesëmarrjen në jurinë e konkurseve. Ai ka suportuar mjaft arkitektë të rinj në gjithë globin, për të patur një mundësi të njohin potencialin e tyre. Në përpjekje të tilla si projekti Fukuoka Nexus World Housing (1988-1991) apo në programin Toyama Prefectuer’s Machi-no-Kao (“fytyra e qytetit”) (1991-1999), ai ftoi arkitektë të rinj ndërkombëtarë të zhvillonin projekte katalizatorë në Japoni. Vepra e Isozaki-t është përshkruar si heterogjene dhe përfshin përshkrime nga vernakulare deri në teknologji të lartë. Ajo çfarë është plotësisht e qartë është se ai nuk ka ndjekur asnjëherë tendenca të kohës, por ka ndjekur metodën e tij. Një eksplorim i hershëm mbi vizionin e qytetit të ri shihet në projektin Qyteti në ajër, në fillim të viteve 1960, për një qytet disa-shtresor, i cili rri pezull mbi qytetin tradicional.

FESTIVALI LUCERNE ARK NOVA nga Anish Kapoor and Arata Isozaki, 2011-2013vende te ndryshme në Japoni

Punimet e tij të para në vendin e lindjes, në Japoni, përfshijnë një masterplan të Brutalizmit Japonez, Bibloteka Prefekturiale e Oita-s (1966). Projekte të tilla si Bibloteka Qendrore e Kitakyushu-s (1974), si dhe Muzeu Prefekturial i Artit Modern i Gunma-s, hapur në 1974, shfaqin një eksplorim të një arkitekture më tepër personale. Në muze, gjeometria e pastër e kubit reflekton mahnitjen e tij ndaj boshllëqeve dhe rrjetës, teksa kërkon të arrijë një ekuilibër në të cilin të shfaqë veprat e ndryshme të artit.


Bibloteka Prefekturiale e Ōita-s , 1962-66, Ōita, Japan

Arritjetdhe repertori i Arata Isozaki janë zgjeruar përgjatë viteve për të përfshire projekte të shkallëve dhe tipologjive në shumë qytetetëndryshme. Në Shtetet e Bashkuara Isozaki është gjerësisht i njohur për Muzeun e Artit Kontemporan në Los Angelos (1986) dhe ndërtesës Team Disney në Florida (1991). Projekti i parë është një studim i kupolës, apo siç e quan ai “retorika e cilindrit) dhe e dyta evidentohet nga një përdorim më të gjallë të formave me një prirje postmoderne.

Muzeu i Artit Kontemporan i Los Angelos, 1986-1988, Los Angelos, SHBA.

Shumë e njohin punën e tij nëpërmjet ndërtesave të rëndësishme si Stadiumi Sant Jordi përLojërat Olimpike të vitit 1992 në Barcelonë. Ai ka zhvilluar projekte të jashtëzakonshëm në Kinë, si CAFA (Akademia Qendrore e Arteve të Bukura e Kinës), Muzeut të Artit në Pekin, të hapur në 2008 apo Qendra Kulturore e Shenzen-it (2007) në Shenzen, Quangdong.

Isozaki ka treguar dinamizëm të pakrahasueshëm në vitet e fundit me punë të tilla si Qendra e Kuvendit të Katarrit (2011) , Ark Nova e lëvizsshme (2013) e projektuar me Anish Kapoor për rajone në Japoni të prekura nga tsunami i vitit 2011, si dhe Kulla e bujshme por dhe elegante Allianz në Milano, hapur në 2018. Sërisht, është një trashëgimi e aftësisë së tij për të kuptuar kontekstin në gjithë kompleksitetin e tij dhe për të krijuar një ndërtesë të papërsëritshme, të mirë-realizuar dhe frymëzuese, e cila është e suksesshme në shkallë qyteti deri në hapësira të brendshme.

Kulla Allianz, 2003-2014, Milano, Itali

Qartësisht, ai është një nga figurat me ndikimin më të rëndësishëm në arkitekturën botërore kontemporane me kërkime konstane, pa frikën e ndryshimit dhe eksplorimit të ideve tëreja. Arkitektura e tij qëndron mbi njohjen e thellë, jo thjesht të arkitekturës, por gjithashtu filozofisë, historisë, teorisë dhe kulturës. Ai ka sjellë së bashku Lindjen dhe Perëndimit, jo nëpërmjet imitimit, por nëpërmjet nxitjes së rrugëve të reja. Ai ka vendosur një shembull të fisnikërisë, duke përkrahur arkitektë të tjerë dhe duke i nxitur ata në konkurse apo nëpërmjet punimeve bashkëpunuese. Për të gjitha këto arsye, Juria e Çmimit Pritzker nëArkitekturë ka përzgjedhur Arata Isozaki si fitues të vitit 2019.

Ceremonia e Çmimit Pritzker do të zhvillohet në Francë në Maj 2019, shoqëruar nga një leksion publik në Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here