ANNOUNCEMENT OF THE WINNERS – EU MIES AWARD 2019
Bruksel, 10 Prill 2019
Në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Bruksel në 10 Prill 2019, Komisioni Europian dhe Fundació Mies van der Rohe kanë shpallur Fituesin e Çmimit të Bashkimit Europian për Arkitekturën Kontemporane – Mies van der Rohe Award 2019.
- FITUESI 2019
Transformimi i 530 Banesave – Grand Parc Bordeaux nga Lacaton & Vassal architectes; Frédéric Druot Architecture dhe Christophe Hutin Architecture është fituesi i Çmimit të vitit 2019.
Projekti konsiston në transformimin e tri ndërtesave sociale rezidenciale me 530 banesa. Ndërtuar në fillim të viteve 1960, atyre u nevojitej një restaurim, pasi mundësia e prishjes u përjashtua. Shndërrimi i banesave, të gjitha të zëna plotësisht, nisi nga interiori, për t’u falur atyre disa cilësi të reja: më tepër hapësire, më shumë dritë, si dhe përmirësimi i pajisjeve.
- ZHVILLIMI I ARKITEKTURËS
Çmimi Zhvillimi i Arkitekturës i vitit 2019 u fitua nga studio Toulouse BAST për Mensë e Shkolle – Montbrun-Bocage, Haute-Garonne, pranë Pyrenees, Francë. (FR)
Në këtë link do të gjeni (Press Kit): mies.link/PressKit_Winners
– Deklaratën për shtyp
-Foto të projektit
– Grafikë