Home I pakategorizuar Hapet Muzeu Kombëtar i Katarit

Hapet Muzeu Kombëtar i Katarit

154
0
SHARE

Në 28 Mars 2019 është hapur NMoQ-National Museum of Qatar (Muzeu Kombëtar i Katarit), projektuar nga Atelier Jean Nouvel. Muzeu kombëtar ngrihet mbi një zonë historike, Pallati Fariq Al Salatah, ndërtuar nga Sheik Abdullah bin Jassim Al-Thani, si rezidencë e tij dhe seli e qeverisë së Katarit. Pallati është rikontrukturuar në 1975 dhe u kthye në Muzeun Kombëtar të Katarit. Muzeu, me një pozicion mjaft të rëndësishëm në zonën jugore të Dohas, do të jetë monumenti i parë i vizituar nga turistët dhe vizitorët e ardhur nga aeroporti.

Forma organike e Muzeut të Ri Kombëtar të Katarit përngjason me mjedisin tradicional të karavanserait (hapësira tradicionale e mbyllur, e përdorur për ndalimin e karavanëve që përshkonin shkretëtirën), njëkohësisht e kompozuar nga një seri pavilionesh të kryqëzuara që rrethojnë oborrin e gjerë si dhe Pallatin historik të Sheikut.

Planet e pavilioneve, paretet e jashtëm si dhe mbulesat, janë të kompozuara nga disqe që kryqëzohen, të cilat përcjellin idenë e formës së trëndafilit të shkretëtirës, formacioni sedentar tipik i vendeve ku shkretëtirat mbizotërojnë.

“Disqet” e Muzeut janë prej beton-armeje, të veshura me fibra xhami me ngjyrë rëre, të cilat variojnë në inklinim dhe diametër. Hapësirat boshe që krijohen midis disqeve, janë të plotësuara me vetrata.

Interieri gjithashtu një ndërthurje pasazhesh, të kompozuara midis hapësirave të formuara nga disqet, me dysheme prej betoni të lëmuar, gjithashtu me ngjyrë rëre, dhe parete gipsi-Pierre, material tradicional i cili imiton gurin.

Kalimi në parkun rrethues karakterizohet nga vegjetacion të ulët lokal, frymëzuar nga peisazhi i shkretëtirës, nga një kopësht me bimë aromatike indigjene, si dhe një lagunë artificiale.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here