Home I pakategorizuar Inagurohet Galeria James-Simon e arkitektit David Chipperfield në Berlin

Inagurohet Galeria James-Simon e arkitektit David Chipperfield në Berlin

420
0
SHARE

Në 13 Korrik do të inagurohet në Ishullin e Muzeve të Berlinit Museumsinsel, të deklaruar prej vitit 1999 trashëgimi ndërkombëtare nga UNESCO.

Vepër e arkitektit David Chipperfield, me një promenadë arkeologjike në hyrje të saj, galeria shërben si një portë e re hyrëse e Ishullit të Muzeve. James-Simon-Galerie do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në gjithë asamblenë e muzeve dhe qasjen e tyre nga vizitorët, në sajë të lidhjes fizike me Muzeun e Pergamonit, si dhe nëpërmjet pasazhit arkeologjik me Muzeun Neues, Muzeut Altes dhe Muzeut Bode.

Hapësira e kolonadës krijon një hapësirë tranzicioni midis eksterierit dhe interierit, me të njëjtin trajtim si në tempujt e Athinës.

Gjuha arkitektonike e James-Simon-Galerie huazon elementë ekzistentë të Ishullit të Muzeut, kryesisht nga arkitektura e eksterierit, si topografia, kolonadat, shkallët e jashtme, duke iu referuar arkitekteve të tjerë të përfshirë në krijimin e Museumsinsel, si Schinkel, Stuler dhe të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here