Home I pakategorizuar LEKSION I HAPUR | MBI KRIJIMTARINË E ACHILE CASTIGLIONI | 08.11.19 |...

LEKSION I HAPUR | MBI KRIJIMTARINË E ACHILE CASTIGLIONI | 08.11.19 | AULA MAGNA, UPT

724
0
SHARE

Për të qënë një arkitekt i mirë, përpos talentit është e rëndësishme të studiosh, të hulumtosh e të njohësh sa më shumë rreth ketij profesioni. Sidomos kur bëhet fjalë për mjeshtra në të historisë së arkitekturës dhe dizajnit. Pikërisht për ti njohur arkitektet dhe arkitektet e ardhshëm me një nga ikonat e dizajnit kemi organizuar eventin mbi krijmtarinë e Castiglionit dhe fokusuar kryesisht mbi punën e tij me ndricuesit.
Castiglioni është një nga mjeshtrat e mëdhenj të dizajnit italian, i cili gjatë karrierës së tij ka realizuar një sërë produktesh të kthyera në ikone të dizajnit. Aktiviteti i tij si dizajner është një përzierje e pakuptueshme e thjeshtësisë, ironisë dhe argëtimit dhe tregon interesin e tij të ngushtë për mënyrën e përdorimit të objekteve, në potencialin e ofruar nga teknologjia dhe nëpërdorimin e materialeve të reja.
Ai ka krijuar një shumëllojshmëri të produkteve utilitare, duke përfshirë, pjatat, set pirunjësh dhe lugesh, kripore, llambe, ndricues e deri te lavatrice, aparate fotografike kufje e shumë të tjera.
Këtu gjeni objektet qe ai ka realizuar gjatë krijtarisë së tij.
(http://fondazioneachillecastiglioni.it/…/oggetti-industria…/ )
Një pjesë të rëndësishme të krijmtarië së tij e zënë ndricuesit. Pikërisht për këtë, vajza e tij, Giovanna e cila aktualisht drejton Fondacionin Achille Castiglioni, do të vij në Tiranë, në një seminar të hapur, për të shpjeguar filozofinë mbas krijimeve te Castiglionit duke e ilustruar me disa prej produkte me ikone të krijuar prej tij si :
L’arco
Frisbi
Toio
Taccia
Fuscia

Fondacioni Castiglione :
Në janar 2006, trashëgimtarët e Achille Castiglioni nënshkruan një marrëveshje pesë-vjeçare me Triennale të Milanit, në mënyrë që Muzeu Studio i Achille Castiglioni të hapet për publikun dhe të vazhdojë punën e tij të artikuluar në arkiv. Nisur nga suksesi publik i këtyre viteve, më shumë se 40,000 vizitorë (2014), familja Castiglioni dëshironte të vazhdonte të ndante me vizitorët, vendin dhe tregimet e ruajtura në të. Për këtë arsye dhe për të zhvilluar projektet e shumta në të cilat përfshihet Muzeu studio, Fondacioni Achille Castiglioni lindi në 14 Dhjetor 2011

Dizajnet të cilat do të prezantohen

Qëllimi kryesor i fondacionit është katalogimi ose renditja, arkivimi, dixhitalizimi i projekteve, vizatimeve, fototove, modeleeve, filmave, konferencat, objektet, librat, revistat, me fjalë të tjera, të gjithë botën në të cilën Achile punoi gjatë më shumë se 60 viteve të veprimtarisë së tij.

Giovanna Castiglioni e cila do te realizojë leksionin e hapur.

Giovanna Castiglioni lindi në Milano në 1972. Ajo la mënjanë studimet e saj në gjeologji për të menaxhuar projektet e pranishme në studion e babait të saj.
Që nga 2005 ajo është kuratore e Muzeut Achille Castiglioni (studioja e tij ) dhe në vitin 2012 ajo u emërua Zëvendës zv/Presidente dhe Sekretare e Përgjithshme e Fondacionit Achille Castiglioni.
Sot koordinon aktivitetet e arkivimit të trashëgimisë kulturore të Fondacionit dhe shpërndan “metodën Castiglioni” tek një audiencë heterogjene për sa i përket moshës, kulturës dhe interesave, që vijnë nga e gjithë bota.

Aktiviteti organizohet nga:
Abiesse,
Pikark,
SHASH,
FAU (Fakultetit i Arkitekturës dhe Urbanistikës ) dhe
Universitetit Politeknikt të Tiranës,

Pikark – është platforma e parë shqiptare për arkitekturën dhe dizajnin të realizuar në rajon. Synon të jetë burimi kryesor i informacioni në lidhje me projektet, profesionistë, produktet e materialet në fushen e arkitekturës.

Abiesse– Njihet si një nga kompanitë kryesore në fushën e ndricimit dhe materiale elektrike në tregun tonë, e cila ka ditur të zhvillohet gjithnjë e më shumë në përputhje të kerkesave të tregut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here