Home I pakategorizuar NJIHUNI ME GREAT SPEAKER TË SHARE TIRANA 2020 – FRÉDÉRIC DRUOT

NJIHUNI ME GREAT SPEAKER TË SHARE TIRANA 2020 – FRÉDÉRIC DRUOT

231
0
SHARE

Frédéric Druot, Fitues i Çmimit EU 2019 për Arkitekturën Kontemporante – Çmimi Mies van der Rohe | Great Speaker në SHARE Tirana 2020

SHARE Tirana 2020 – Një qasje vizionare drejt së ardhmes së arkitekturës!

Po përgatitemi për çeljen e edicionit të tretë të SHARE TIRANA 2020. Me tematikën “një qasje vizionare ndaj të ardhmes së arkitekturës”, eventi i këtij viti do të sjellë folës të mirënjohur në skenën e SHARE, të cilët do të zhvillojnë debate, fjalime, dhe projekte fituese të çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Parashikojmë se më tepër se 250 arkitektë, inxhinierë dhe figura të industrisë do të na bashkohen në SHARE Tirana 2020.

Informohuni më tepër mbi pikat kryesore të eventit:

  • Më shumë se 40 leksione dhe prezantime: Skena Kryesore e SHARE dhe Skena e Inovacionit
  • ÇMIMI I PROJEKTEVE TË ARDHSHËM SHARE: një konkurs i drejtpërdrejtë, dedikuar të ardhmes së projekteve arkitektonike të Shqipërisë.
  • Një ekspozitë inovative e zgjidhjeve arkitektonike, produkteve dhe shërbimeve.
  • Tematika: Arkitekturë Interieri, Dizajn dhe Mobilime, Dizajn i Ndriçimit, Fasada, Çati, Izolime, Peizazh.
  • Debat Internacional “Transformimi i botës nëpërmjet arkitekturës”

Regjistrohuni në eventin SHARE Tirana 2020! 

Njihuni me Ark. Frédéric Druot

Frédéric Druot është një arkitekt inovativ, me eksperiencë dhe prirje ndaj kontekstit dhe bashkëjetesës me trashëgiminë kulturore.

Perspektiva e tij e hapur, ka bërë të jetë fitues i një numri të konsiderueshëm çmimesh, midis të Chevalier des Arts et des Lettres në 2002 dhe Prix d’Architecture du Moniteur në 2011, ashtu si dhe çmimin më të rëndësishëm, Çmimi EU 2019 për Arkitekturën Kontemporane – Çmimi Mies van der Rohe për Transformimin e 530 banesave në Bordeaux. Frédéric Druot Architecture me kërkimet e saj, i përkushtohet plotësisht përshtatjes ndaj kontekstit, shkallës dhe efiçensës në kosto në ndërtimin e banesave të reja, si dhe transformimit të atyre ekzistuese.

Shtrirja e punimeve të tij është mjaft e gjerë, duke mbuluar një rang të gjerë fushash dhe temtikash, si objekte kulturore, zyra, arkitekturë rezidenciale dhe banesa. Disa prej punimeve të tij, të përfunduara së fundmi janë metamorfoza e Tour Bois le Pretre  në bashkëpunim me Lacation & Vassal, restoranti i ri i Filarmonisë së Parisit, zyrat e Institutit IFCIC për financimin e kinemasë dhe industrive kulturore, tranformimi i 530 banesave në Cité du Grand Parc, Bordeaux, në bashkëpunim me Lacaton & Vassal and Hutin, studimi “Plus + Paris”, dhe një prej projekteve më interesante dhe të pëlqyer, një strategji për densifikimin dhe aktualizimin e banueshmërisë së qytetit: 1648 situata urbane, 450 000 banesa existuese të rivitalizuara dhe transformuara + 135 000 banesa të reja të shtuara.

Philippe Ruault
Philippe Ruault

Ark. Frédéric Druot do të paraqesë një prezantim të titulluar “What and Who is Already There?”(Çfarë dhe Kush është tashmë aty), dhe do të shpjegojë më gjerësisht principet e idealeve të tij arkitektonike:

QYTETET

Qytetet janë organizime origjinale, të sofistikuara, inteligjente dhe zhvilluese. Qytetet lindin nga bashkimi i gjeografisë dhe vullneti shpirtëror i njeriut dëshiron të jetë pjesë e tyre, i nxitur nga tropizmi, si dhe të jetojë aty me shpresën për të shijuar gjithë pushtetin dhe forcën e vetë qytetit, me kënaqësitë dhe mundësitë e tij. Ato janë organizime dinamike të intuitave, ngjarjeve, qënieve, situatave, të gjitha këto të aktualizuara nëpërmjet emrave të përkohshëm: Paris, Nju Jork, Tokio, Londër, San Paolo, Bangkok, Santiago i Kilit, Shën Petërsburg, Lubjanë… dhe ndërthuren në çështjet e tyre, natyrën, klimat, peisazhet, shoqëritë, aktorët, kulturat, historitë, arkitekturën, organizimet sociale, kulturare dhe ekonomike, diversitetet suplementare dhe kontradiktore.

Përbërja e tyre është krijuar nga rrjedhat juridike, estetike dhe etnike të politikave të njëpasnjëshme. Ato janë ajo çfarë ndodh në mënyrë të pashmangshme, duke u nisur nga Polisi Grek apo Civitate Romane, për t’u përgjigjur kërkesës primarë për t’u strehuar. Kjo është mënyra sesi funksionon, dhe  zgjerimi i tyre natyral horizontal, përshtatja e tyre ndaj shtimeve të akumuluara, intiuitive apo të detyruara, është shpesh shumë delikat, shpesh i dhunshë apo i papërfunduar. Kështu ata formësojnë karakteret e tyre të banueshme, duke modeluar dimensionet e tyre, kapacitetet për atraksion dhe ndërlidhje.

Qytetet egzistojnë, le t’i pranojmë ata ashtu siç janë. Le të njohim misterin e zaptimit të tyre teksa shtohet çdo ditë e më shumë, le të marrim densitetin e tyre të ndryshëm, qelizat e tij, kombinimet subjektive. Le t’i vështrojmë ato për t’i kuptuar më mirë dhe t’i modernizojmë, duke u fokusuar fillimisht te ajo çfarë ofrojnë që është njëkohësisht e mirë por dhe e aftë, përpara se të nisim të mendojmë për atë çfarë nuk funksionon për to. Le të respektojmë organizmin që na ka ndjekur prej vitesh, prej gjeneratash, për të shprehur natyrën e tyre unike.

Moderne dhe Kontemporane

Që prej viteve 1960, ne e shohim modernitetin arkitektonik dhe kulturor me skepticizëm, e kundërshtojmë atë me një metodë objektive, pa dhënë asnjë shpjegim, nëpërmjet ekstavagancave të izoluara, gjestikulacioneve arkitektonike emblematike dhe të lira, zona të përbashkëta të zhvillimit në zemrën e urbanizimit të ri, kompeticion midis imazhit dhe hapësirave të gjelbra, një alibi e refuzimit tonë kronik ndaj tij. Le ta bëjmë modernen kontemporane, për të bërë të mundur që përdorimi i saj prej nesh të jetë më pak i copëzuar, më pak përfaqësues, dhe më tepër të përshtatshëm ndaj banueshmërisë së botës. Le të punojmë për bashkëjetesën, akumulimin, saktësinë dhe xhentilesën nëpërmjet aktualizimit shumëfaqësh të çështjeve dhe situatave. Le të lejmë vend për subjektivitet, individualitet dhe origjinalitet.

Aktualizim

Ne duhet të aktualizojmë qytetet, në mënyrë të “eco-sofistikuar”, lehtësisht, pa i prerë dukshëm ato apo duke u veçuar bërthamën e tyre. Lidhet me “të bërit” apo “të lënit ashtu siç është”, të bësh shumë me pak, tani ose kurrë, kur nevojitet, çështje pas çështjeje, dhomë për dhomë, apartament pas apartamenti, ndërtesë pas ndërtese, kopësht pas kopështi, rrugë pas rruge, lidhje pas lidhjeje, në mënyrë të tillë që qytetet të mund të ofrojnë benefitet që priten prej tyre ndaj banorëve të tij. Në mënyrë të eco-sofistikuar, në sensin e jetës simbiotike me tre ekologji: të zakonshmes, e cila i përket mjedisit, ekologjisë së ekonomisë sociale, kritikuese e ekonomisë globale, dhe ekologjisë mentale, si rehabilitim i subjektivitetit dhe  gjallërisë.

Disiplina: Arki-banizëm

Duhet të krijojmë një strategji të mendimit urban, një ndërthurje e traditës arkitektonike dhe urbanizimit në një vazhdimësi universale, një disiplinë e njëjtë, për të punuar me këmbë në tokë, sa më pranë gjendjes ekzistuese. Një strategji të vendosur në vizionet imediate të masterplaneve, qoftë për kohëzgjatje të shkurtër apo të gjatë, duke shmangur vizionet e parealizueshme. Fokusohet në njohjen e origjinalitetit të materialeve ekzistentë, më tepër se një përdorim impulsive i mekanizmave fikse dhe të vjetërsuara të zhvillimit urban.

Le të nisim me atë çfarë tashmë kemi. Hapësirat e brendshme të njerëzve, çështjet e strehimit, rëndësia e fuqisë punëtore, argëtimi, kultivimi etj. Le të ofrojmë për secilën prej tyre cilësi dhe sasi, facilitate, shërbime dhe domosdoshmërinë e ndriçimit në jetën kontemporane.

Le të shtojmë benefitet aty ku ka benefite. Le të tregohemi inteligjentë dhe të përgjigjemi vetëm për pyetjet e thjeshta. Çfarë gjendet tashmë këtu? Çfarë duhet bërë për të aktualizuar dhe lehtësuar çdo gjë?

QËNDRIMI

Ka të bëjë me gjetjen e të “jashtëzakonshmes”, zgjidhjet që lidhen me kualitetin e banimit, jetueshmërisë dhe jetëgjatësisë në qytete. Duke përqafuar implementimin e një mënyrë të menduari si planifikues urban, e cila është mjedisore, sociale dhe subjektive. Një strategji vëmendjeje dhe rregullimi, e cila ka ndikim nga kalon nga elementi më i vogël tek ai më i madh, nga dhoma drejt qytetit, nga gjendja ekzistuese e gjërave drejt transformimit të tyre, nga transformimi drejt ndërtimeve të reja. Kjo strategji konsideron tërësinë urbane si një situatë faktike, duke marrë në konsideratë kompleksitetin dhe shumëllojshmërinë e saj, si dhe kapacitetin në rritje. Paraqitet si një densitet objektiv i hapësirës së jetueshme, duke ulur kostot e banimit.

Prioriteti: Ka të bëjë me transformimin e të gjitha situatave ekzistente në situata tëjashtëzakonshme. Kujdesi ndaj prioriteteve, ndaj asaj çfarë ka humbur vëmendjen, të neglizhuarës, problematikes apo të papërfunduarës, është pika më sensitive. Nuk ka të bëjë me rritjen e pabarazive urbane me ndërhyrje emblematike dhe të izoluara, por në të kundërt, për të ribalancuar, çështje pas çështjeje, pak nga pak, funksionalitetin dhe kënaqësitë urbane.

Së bashku: Ka të bëjë me aktualizimin e banesave egzistuese në situata delikate dhe territore të papërfunduar me ndërhyrje të sinkronuziara me ndërtime për banesa të reja, shërbime të reja dhe vende të reja pune.

Me saktësi

Ndërhyrja fokusohet në saktësi, delikatesë, mirësi dhe vëmendje. Vëmendje ndaj njerëzve, përdorimeve, ndërtimeve, pemëve, trotuarëve, insekteve, ndaj çdo gjëje që egziston dhe mundëson strehimin, drejtimin, grumbullimin dhe kënaqësinë. Është një punim që studion kapacitetin evolues dhe tranformues të çdo situate ndërtimi, për çdo territor në të cilin vendoset.

Perceptimet: Nuk ka të bëjë më me rrënimin. Ka të bëjë me ndalimin e dëmtimit të gjallesave, dhe ka të bëjë me largimin e banimit nga klasifikimi i tij social dhe financiar. Ka të bëjë me sigurimin e lehtësisë së përdorimit ndaj banesave, e cila i ka munguar për 50 vite.

Njësitë matëse

Njësia matëse është banesa: Jo banimi në tërësinë e tij, por një banesë, me vëmendje konstante ndaj përbërjes së saj, e shumëfishuar me 10, 100, me 10 000, me 100 000… Një banesë si një vilë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here