Home I pakategorizuar NJIHUNI ME KEYNOTE SPEAKER TË SHARE TIRANA 2020 – GONCA PASOLAR

NJIHUNI ME KEYNOTE SPEAKER TË SHARE TIRANA 2020 – GONCA PASOLAR

270
0
SHARE

GONCA PASOLAR, Bashkëthemeluese dhe Partnere e EEA – Emre Arolat Architecture – Keynote Speaker SHARE Tirana 2020

SHARE Tirana 2020 – Një qasje vizionare drejt së ardhmes së arkitekturës!

Po përgatitemi për çeljen e edicionit të tretë të SHARE TIRANA 2020. Me tematikën “një qasje vizionare ndaj të ardhmes së arkitekturës”, eventi i këtij viti do të sjellë folës të mirënjohur në skenën e SHARE, të cilët do të zhvillojnë debate, fjalime, dhe projekte fituese të çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Parashikojmë se më tepër se 250 arkitektë, inxhinierë dhe figura të industrisë do të na bashkohen në SHARE Tirana 2020.

Informohuni më tepër mbi pikat kryesore të eventit:

  • Më shumë se 40 leksione dhe prezantime: Skena Kryesore e SHARE dhe Skena e Inovacionit
  • ÇMIMI I PROJEKTEVE TË ARDHSHËM SHARE: një konkurs i drejtpërdrejtë, dedikuar të ardhmes së projekteve arkitektonike të Shqipërisë.
  • Një ekspozitë inovative e zgjidhjeve arkitektonike, produkteve dhe shërbimeve.
  • Tematika: Arkitekturë Interieri, Dizajn dhe Mobilime, Dizajn i Ndriçimit, Fasada, Çati, Izolime, Peizazh.
  • Debat Internacional “Transformimi i botës nëpërmjet arkitekturës”

Regjistrohuni në eventin SHARE Tirana 2020! 

Njihuni me Ark. Gonca Pasolar

Gonca Pasolar, themeluese dhe partnere e EAA- Emre Arolat Architecture është një prej folësve kryesore, e cila do të jetë pjesë e Formuit SHARE Tirana 2020 Forum. Lindur në Zvicër, ajo përundoi studimet e saj në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara. Së bashku me Emre Arolat, formuan studion e tyre të projektimit me emrin EAA- Emre Arolat Architecture, gjatë vitit 2004. Prezenca dhe spiritualiteti i fortë i saj ndihen në EAA nëpërmjet ekspozitave dhe leksioneve mbarëbotërore, së bashku me përgjegjësitë e saj në juritë e një numri të madh konkursesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së saj pothuajse 20 vjeçare, znj. Pasolar ka fituar mjaft çmime prestigjoze, ndër të cilat Çmimin 40 nën 40 të Qendrës Europiane të Arkitekturës në vitin 2010, për performancë të jashtëzakonshme në Arkitekturë dhe Dizajn, si dhe një nominim për Çmimin Arkitektja e Vitit nga AJ, në vitin 2015. Aftësitë e saj të habitshme bënë që të fitonte pozicionin e Partneres Menaxhere në EEA, një pozicion të cilin ende e ruan, për zyrat qendrore në Nju Jork, Stamboll dhe Londër. Në 2017, Pasolar dhe Arolat ishin Profesorë Vizitues të Norman R. Foster në Shkollën e Arkitekturës Yale.

Ajo çfarë drejton mënyrën e të projektuarit të studios, ashtu si dhe vetë znj. Pasolar, është konceptimi i përballjes me kontekstin. Ajo ka deklaruar gjatë një interviste se tipologjia e projektit është vetëm një përsëritje e kontekstit dhe fokusi kryesor është zgjidhja e një projekti unik për një zonë specifike. Xhamia Sancaklar është një shembull shumë i mirë në këtë drejtim, e quajtur si Ndërtesa e vitit në 2015. Me një shtrirje prej 700 metër, xhamia dallohet për drejtimin shume të ndryshëm nga situata arkitektonike të të njëjtës tipologji dhe periudhë, me natyrë fetare dhe hapësirë të tillë.

Ndërtesa ndodhet nën një kupolë, dhe mund të aksesohet nga një aks në kopështin e sipërm, nëpërmjet parkut. Ajo shkrihet plotësisht me topografinë dhe bota e jashtme lihet pas sikur të lëvizte në peisazhin poshtë kodrës dhe të futej brenda mureve të xhamisë. Interieri i një xhamie, një hapësirë e ngjashme me shpellën, bëhet dramatike dhe sjell një frymë inspirimi për t’u lutur dhe për t’u lënë vetëm me Zotin. Projekti vazhdimisht lehtëson tensionin midis natyrës dhe dorës së njeriut.

Thomas Mayer
Thomas Mayer

Qendra Zorlu, realizuar në bashkëpunim me Tabanlioglu Architects është gjithashtu një shembull fantastik i të kuptuarit të kontekstit dhe formulit të një kontrutimi paraprak për ndërtesat e ardhshme. E pozicionuar pikërisht në lidhjen e  Bosphorus Bridge European Connection dhe aksit të bujshëm Büyükdere, i cili lidh qendrën e qytetit me distriktin e madh të biznesit Maslak, është imazhi i plastifikimit të dinamikave të topografisë në arkitekturë, duke patur një guackë që transformohet në një shtretëzim të ndërmjetëm për funksione të ndryshme, të kombinuara në gjithë tërësinë e objektit.

Thomas Mayer

Një tjetër ndërtesë e mrekullueshme e projektuar prej tyre ndodhet pranë Kishës së Shën Pjetrit në Antakya, i cili pretendohet të ketë vendosur kongregacionin e parë të Krishterë, një hotel i cili ngrihet nga një zonë gjetjesh arkeologjike, të cilat datojnë prej antikitetit. Hoteli – Muze Antakya bën homazhe për mozaikë fantastikë, banja, sheshe të zbuluar gjatë gërmimeve të para në zonë dhe tërheq vëmendjen ndaj marrëdhënieve të tensionuara të Arkeologjisë me Arkitekturën, duke ndërthurur antiken me modernen.

Studio Majo
Studio Majo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here