Home I pakategorizuar Konkurs Ndërkombëtar – Bashkia e Re e Tiranës

Konkurs Ndërkombëtar – Bashkia e Re e Tiranës

575
0
SHARE

Të nderuar kolegë,

SHASH ju fton të merrni pjesë në Konkursin Ndërkombëtar – Bashki e Re e Tiranës | Ndërtesë me Zero Emetim.

PREZANTIMI I KONKURSIT

Shpallja e Konkursit Ndërkombëtar për objektin e Bashkisë së Re të Tiranës, do të bëhet nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, për vënien në zbatim të procedurave të parashikuara nga rregullore vendore në zbatim të Planit të Përgjithshëm Vendor ne respektim të kuadrit ligjor në fuqi për planifikimin e territorit, për realizimin e konkurseve të hapur për zhvillim, të parashikuara në juridiksionin lëndor dhe territorial të Bashkisë së Tiranës.

OBJEKTIVI

Realizimi i një ndërtse të re ghjithëpërfshirëse për të gjitha strukturat e varësisë të Bashkisë së Tiranës, për përmirësimin e ofrimit të shërbimit publik për territorin administrativ të Bashkisë Tiranë. Projekt propozimi arkitektonik duhet të jetë kreativ, inovator në zgjidhjet funksionale dhe teknike, të respektojë kontekstin urban ku do vendoset dhe legjislacionin shqiptar në fuqi për projektimin dhe ndërtimin e objekteve publike.

MANIFESTO

Bashkia e Tiranës nëpërmjet realizimit të nje konkursi ndërkombtar kërkon të pasurojë vlerat arkitektonike dhe urbane të kryeqytetit duke përkthyer nevojën për hapësira të reja dhe koordinim institucional në një qëndër të fuqishme institucionale, kulturore, sociale dhe rekreative, ku ndërveprimi qytetar të stimulohet dhe promovohet, në një hapësirë të re e cila rrezaton ndjesinë e marrdhënieve të reja mes administratës dhe qytetarit dhe ndërmjet institucioneve dhe publikut apo edhe ndërmjet publikut dhe kërkesave, qëllimeve apo nevojave të tij.

Ky projekt është pjesë e një vizioni të përgjithshëm për transformimin e qendrës së kryeqytetit dhe filozofisë së funksionimit dhe përmirësimit të marrdhënies mes palëve publike dhe private, për të mundësuar përmirësimin e kushteve të jetës, marrdhënien fizike dhe gjeografike mes banesës, punës, institucionit, kulturës dhe rekreacionit. Një marrdhënie e re që krijohet dhe realizohet nëpërmjet një projekti të gjerë transformimi të qendrës urbane të kryeqytetit, në shtrirjen e bulevardit qëndror të Tiranës drejt veriut, me një projekt i cili synon të transformojë pozitivisht qytetin përgjithmonë. Zona e re e prekur nga projektet gjeneron nje potencial të madh për rikualifikimin urban, nëpërmjet një gjuhe të re të zhvillimit urban me hapësira te reja institucionale, shërbimesh, kulture, sociale dhe rekreative.

Në këtë prizëm, nxitja e zhvillimit të njëqëndre të re institucionale të Bashkisë Tiranë, pranëaksit të ri të bulevardit të Tiranës, nuk është vetëm një thirrje për krjimin e mjediseve bashkëkohore të një administrate publike, e cila thërret fuqishëm zërin e ri të ndërveprimit social dhe kulturor ndërmjet institucionit dhe publikut, por është një thirrje për transformimin urban të përhershëm të kryeqytetit.

PROÇEDURAT DHE PROGRAMI I KONKURSIT

  1. Studio vendase dhe të huaja me eksperiencë të hapur në fushën e arkitekturës, projektimit urban apo dhe planifikimit
  2. Studiot duhet të jenë të regjistruar ose të njohur nga një organ zyrtar akreditimi në vendin e origjinës së aplikantit; ose atje ku njohja apo regjistrimi nuk aplikohen me ligj, aplikanti të jetë anëtar i një institucioni profesional, në vendin e origjinës.
  3. Të gjithë aplikantët duhet të japin dëshmi të vlefshmërisë së regjistrimit profesional, njohjes apo anëtarësimit, në Deklaratën e Përbërjes së Ekipit.
  4. Secili ekip duhet të ketë në përbërje, të paktën: një arkitekt, arkitekt peizazhi, inxhinier ndërtimi dhe një preventivues. Të gjithë anëtarët e ekipit duhet të identifikohen në Deklaratën e Përbërjes së Ekipit.

DOKUMENTAT E APLIKIMIT

Konkurrentët duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme sipas fazave përkatëse:

FAZA 1:
  • Deklarata e përbërjes së skuadrës
  • CV të pjestarëve të skuadrës
  • Portfolio të projekteve të studiove
FAZA 2:
  • Projekt-ide e objektit të propozuar së bashku me sheshin përreth tij
  • Materiali i punuar në .dwg
  • Relacion word i projekt-idesë
  • 6 Panele A0
  • Imazhe / ilustrime në formatin .jpeg – 1600×1200 pixels (300dpi)
  • Prezantim power point

* Gjatë hartimit të projekt idesë, organizimi i mjediseve funksionale të ansamblit duhet të përfshijë nevojat specifike për zyra dhe mjedise shërbimi ku të përfshihen minimalisht kërkesat sipas shtojcës 1, bashkëlidhur kësaj Detyre Projektimi.

KËRKESAT PËR PROJEKT – IDENË

Struktura apo ansambli institucional duhet të akomodojë rreth 1200 punonjës të administratës qendrore të ndarë sipas drejtorive e sektorëve përkatës, në referencë të organigramës së Bashkisë Tiranë dhe duhet te plotesoje kushtin minimal për hapësirat e punës për punonjës, ku perfshihen te gjitha hapesirat e nevojshme te punes, logjistikes, sallave, koridoreve dhe pritjeve si edhe nyjet sanitare:

Projektuesi duhet të përdorë standartet e projektimit të përcaktuara nga institucionet kombtare për ndërtesa administrative (nese ka), si edhe ti referohet standarteve të NUEFERT për projektimin e ndërtesave administrative.

– Projekti duhet të përfshijhë ndërtesën së bashku me hapësirën rekreative përreth tij

– Ndërtesa e re duhet të ketë të gjitha ambientet e nevojshme administartive (ambjentet e punës, përfshire dhomat e takimeve, printimit/fotokopje/skanim, dhomat e pushimit, etj), sallat e nevojshme për konferenca shtypi, mbledhje, salla pritje, salla për evente sociale dhe kulturore, arkivë, bibliotekë, etj. (referojuni shtojcës nr.1 për detajimet specifike të funksioneve)

– Objekti i ri i propozuar duhet të jenë me harxhim 0 energjie / ndertesë me 0 emetim.

* Tekstet dhe imazhet e dorëzuara do të përdoren për ilustrime në faqen zyrtare të konkursit dhe të Bashkisë së Tiranës.

* Konkurrentët janë të mirëpritur të përfshijnë çdo material dhe dokumentacion shtesë të konsideruar të vlefshëm ose të kërkuar për të shpjeguar detyrën e projektimit për cilindo nga pikat e paraqitjes së mësipërme.

KRITERET E KUALIFIKIMIT

Juria do t’i zgjedhë aplikantët që do të vlerësohen gjatë fazës së parë bazuar mbi këto kritere fillestare kualifikimi:

  • Qartësia dhe plotësimi i dokumenteve të kërkuara në Fazën 1
  • Përbërja profesionale e skuadrës (arkitekt, arkitekt peizazhi, inxhinier ndërtimi, ekspert i trashëgimisë kulturore)
  • Portofoliot e studiove pjesmarrëse në konkurrim
  • Qartësia dhe efikasiteti i metodologjisë së propozuar
  • Lidhja e vizionit të prezantuar me zgjidhjen e problematikave të përcaktuara në konkurs

KRITERET E VLERËSIMIT

Juria do të vlerësojë aplikimet e Fazës 2 bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Krijimtaria
  • Origjinaliteti i projekt-idesë
  • Lidhje dhe impakti i propozimit me kontekstin
  • Përshtatshmëria e projektit të propozuar me funksionet e kërkuara
  • Faktori i lartë i zbatueshmërisë
  • Raporti kosto-impakt (kosto e ulët, impakt i madh)

PRODUKTI FINAL

Të gjitha ekipet e përzgjedhura të Fazës II do të prezantojnë punën e tyre përpara jurisë.

Konkursi do të përfundojë me përzgjedhjen e një ekipi mjaft të mirë, i cili do të mund të angazhohet në procesin post-konkurues.

Ekipi fitues do të angazhohet në fazën vijuese, e cila konsiston në përgatitjen e dokumentave të tenderit për realizimin e objektit të ri të Bashkisë së Tiranës.

Procesi post-konkurues do të përcaktohet nëpërmjet një procesi negocimi ndërmjet ekipit fitues dhe klientit

ÇMIMET E KONKURSIT

VENDI IVENDI IIVENDI III
15 000 € 10 000  € 5 000  €

SHTOJCA

  • Struktura ekzistuese organizative e Bashkisë së Tiranës
  • Të dhëna specifike për projekt-idenë
  • Rilevimi i gjendjes ekzistuese të zonës (hartë në .dwg)
AL

Shkarko BRIEF të plotë të konkursit në Shqip duke klikuar këtu.

Annex 1.

Bashkia Tiranë – Struktura Organizative

Konkurs Ndërkombëtar

Data e fundit e regjistrimit: 05.02.2020, 24.00 (ora lokale)
Fituesit e fazës së parë : 07.02.2020, 24.00 (ora lokale)
Afati i dorëzimit/ Faza 2: 29.03.2020, 24.00 (ora lokale)

EN

Download the full BRIEF of the competition in English by clicking here

Annex 1

Organizational structure_Annex 2

International competition

Registration deadline: 05.02.2020, 24.00 (local time)
Short list announcement/ Phase 1: 07.02.2020, 24.00 (local time)
Deadline/ Phase 2: 29.03.2020, 24.00 (local time)

Burimi: http://competitions.tirana.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here