Home I pakategorizuar – 2 DITË | SHARE TIRANA 2020 | 11 Shkurt 2020 |...

– 2 DITË | SHARE TIRANA 2020 | 11 Shkurt 2020 | HILTON GARDEN INN

663
0
SHARE

Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se ende mund të përfitoni falas regjistrimin në SHARE TIRANA 2020, nëse anëtarësoheni në SHASH përpara datës 30 JANAR.

SHARE Tirana 2020 do të jetë dinamik, interaktiv, dhe i ndryshëm nga çdo gjë tjetër që keni parë në edicionet e mëparshme nga SHARE Architects. Kemi sjellë risi të mëdha në këtë edicion, duke shtuar elementë themelorë të rinj, me qëllim për t’i shtyrë arkitektët, konstruktorët, urbanistët dhe dizajnerët përtej limiteve të tyre.

Çfarë të pritet në SHARE Tirana 2020?

SKENA KRYESORE
Folës Ndërkombëtarë në skenë

Folës ndërkombëtarë dhe arkitektë fitues të çmimeve të ndryshme do të na bashkohen në Skenën Kryesore në SHARE TIRANA 2020, për të sjellë biseda informative, debate, dhe prezantime të projekteve të tyre më të fundit. Ju ftojmë të na bashkoheni për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të zhvilluar qasjen tuaj vizionare mbi të ardhmen e arkitekturës. Pikat kryesore të Skenës Kryesore do të jenë:

– Prezantimi i Folësit Kryesor: Ark. Frédéric DRUOT – FRANCË & fitues i Çmimit Mies van der Rohe 2019.
– Paneli i debatit ndërkombëtar: “Të tranformosh botën nëpërmjet arkitekturës”
– ÇMIMI SHARE OMNIA.

This image has an empty alt attribute; its file name is 2-1-1024x576.png

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here