Home I pakategorizuar – 3 DITE | SHARE FUTURE PROJECTS AWARD| 11 Shkurt 2020 |...

– 3 DITE | SHARE FUTURE PROJECTS AWARD| 11 Shkurt 2020 | HILTON GARDEN INN

666
0
SHARE

Të nderuar kolegë,

Ju kujtojmë se ju mund të bëheni pjesë e SHARE FUTURE PROJECTS AWARD, nëse regjistroni projektin tuaj deri në datën 31 Janar.

Njihuni me SHARE FUTURE PROJECTS AWARD, duke klikuar këtu.

Njihuni me Rregulloren e SHARE FUTURE PROJECTS AWARD, duke klikuar këtu.

SHARE Tirana 2020 do të jetë dinamik, interaktiv, dhe i ndryshëm nga çdo gjë tjetër që keni parë në edicionet e mëparshme nga SHARE Architects. Kemi sjellë risi të mëdha në këtë edicion, duke shtuar elementë themelorë të rinj, me qëllim për t’i shtyrë arkitektët, konstruktorët, urbanistët dhe dizajnerët përtej limiteve të tyre.

SKENA E INOVACIONIT
Çmimi i Projekteve të Ardhshëm SHARE – Prezantim i drejpërdrejtë

Zotëroni një projekt arkitektonik dhe dëshironi që publiku të dije më tepër mbi potencialin e tij? Regjistrohuni së bashku me grupin tuaj të punës dhe projektin në konkursin SHARE Future Projects Awards – Çmimi i Projekteve të Ardhshëm SHARE. Pas ndjekjes së fazës së parë të përzgjedhjes, i cili do të realizohet nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, ju mund të zgjidheni midis 15-20 të përzgjedhurve për të prezantuar drejtpërdrejtë përpara jurisë internacionale.

Vetëm 5 nga projektet më të mirë do të kalojnë në fazën finale të konkursit, i cili do të zhvillohet në Nëntor 2020 në SHARE Architects International Festival Bucharest – Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës SHARE në Bukuresh, ku më tepër se 10 qytete të tjerë në Europën Qendrore dhe Lindore do të konkurojnë për SHARE Future Projects Awards grand prize – Çmimi i Madh Projekte të Ardhshme SHARE.

Pikat kryesore të Skenës së Inovacionit:

– Prezantim i drejtpërdrejtë i Share Future Projects Awards – Çmimi i Projektit të Ardhshëm SHARE në kategoritë: 
Arkitekturë publike; 
Zyra dhe Komerciale / Rinovime në Arkitekturë / Industriale; 
Arkitekturë Rezidenciale;
Hoteleri dhe Interiere;

– Prezantime të projekteve të shkallës së gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here