Home I pakategorizuar Njihuni me Ignacio VICENS | Great Speaker në SHARE TIRANA 2020 |...

Njihuni me Ignacio VICENS | Great Speaker në SHARE TIRANA 2020 | 11 Shkurt

597
0
SHARE

Njihuni me një ndër Folësit më të rëndësishëm në SHARE Tirana 2020, Shkurt 11
Ark. Ignacio VICENS, bashkëthemelues i  Vicens + Ramos – SPANJË

Fitues i Çmimit Ndërkombëtar Shoqëror RIBA 2019 (RIBA International Fellowships 2019 Award), Ark. Ignacio VICENS do të na bashkohet në SHARE Tirana 2020 si Great Speaker. Arkitektura e Vicens and Ramos zotëron një pozicion të privilegjuar në arkitekturën spanjolle të viteve të fundit. Çdo projekt ka paraqitur një sfidë për ta, dhe ka rezultuar në punime unike, me vlera të mëdha pedagogjike për arkitektë të tjerë.

Midis projekteve më të mirënjohur të Studios së projektimit, përmendim Las Matas, Fakultet në Universitetin e Navarras, Kisha në Rivas dhe Koliseumi i Tre Kulturave midis shumë të tjerave.

Zotëroni një projekt arkitektonik dhe dëshironi që publiku të dije më tepër mbi potencialin e tij? Regjistrohuni së bashku me grupin tuaj të punës dhe projektin në konkursin SHARE Future Projects Awards – Çmimi i Projekteve të Ardhshëm SHARE. Pas ndjekjes së fazës së parë të përzgjedhjes, i cili do të realizohet nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, ju mund të zgjidheni midis 15-20 të përzgjedhurve për të prezantuar drejtpërdrejtë përpara jurisë internacionale.

Vetëm 5 nga projektet më të mirë do të kalojnë në fazën finale të konkursit, i cili do të zhvillohet në Nëntor 2020 në SHARE Architects International Festival Bucharest – Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës SHARE në Bukuresh, ku më tepër se 10 qytete të tjerë në Europën Qendrore dhe Lindore do të konkurojnë për SHARE Future Projects Awards grand prize – Çmimi i Madh Projekte të Ardhshme SHARE.

Pikat kryesore të Skenës së Inovacionit:

– Prezantim i drejtpërdrejtë i Share Future Projects Awards – Çmimi i Projektit të Ardhshëm SHARE në kategoritë: 
Arkitekturë publike; 
Zyra dhe Komerciale / Rinovime në Arkitekturë / Industriale; 
Arkitekturë Rezidenciale;
Hoteleri dhe Interiere;

– Prezantime të projekteve të shkallës së gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here