Home I pakategorizuar Grafton Architects fitojnë çmimin Pritzker 2020

Grafton Architects fitojnë çmimin Pritzker 2020

1419
0
SHARE

Në 3 Mars 2020, Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara, themeluese të studio Grafton Architects, janë fituese të Çmimit Priztker 2020, çmim i dhuruar nga Jay A. Pritzker dhe bashkëshortja e tij Cindy më 1979, konsideruar si nderi më i madh ndërkombëtar në fushën e arkitekturës.

Njoftimi zyrtar u dha nga faqja zyrtare e Çmimeve Pritzker.

Çmimi Pritzker nderon çdo vit një arkitekt, veprat e realizuara të së cilit dëshmojnë një kombinim të talentit, vizionit dhe përkushtimit, si dhe që ka sjellë kontribute të rëndësishme dhe të vazhdueshme për njerëzimin dhe për ndërtimtarinë përkundrejt artit të arkitekturës.

Dyshja ka themeluar studion Grafton Architects më 1978 në Dublin, ku vazhdojnë të jetojnë dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Në pak më shumë se dyzet vjet, kanë përfunduar një sërë projektesh të ndodhur në Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali dhe Perù.
Farrell dhe McNamara, pasuese të Çmimit Pritzker 2019 Arata Isozaki, janë fitueset e dyzetegjashtë dhe dyzeteshtatë të Çmimit, dhe fitueset e para me kombësi irlandeze.

Shelley McNamara dhe Yvonne Farrell, studente në UCD, 1974.

Juria e 2020 – përbërë nga Barry Bergdoll (Profesor i Columbia University si dhe ish – kurator i Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit në MoMa në Nju Jork) dhe Deborah Berke (arkitekte dhe pedagoge në Yale School of Architecture) ashtu si Stephen Breyer (kryetar), André Aranha Corrêa do LagoRichard RogersKazuyo SejimaBenedetta TagliabueWang Shu e Martha Thorne (drejtuese e çmimit) konfirmojnë: 

“Për integritetin e tyre në qasje, ashtu si dhe në botën në të cilën ushtrojnë praktikën e tyre arkitektonike, për besimin e tyre në bashkëpunim, për bujarinë ndaj kolegëve, sidomos si u dëshmua dhe në evente si Bienalja e Venecias në 2018, për përkushtimin e tyre të pakrahasueshëm kundrejt ekselencës në arkitekturë, qëndrimi i tyre i përgjegjshëm ndaj projektimit ambjental, aftësia e tyre për të qënë gjithëpërfshirës dhe për të përqafuar origjinalitetin e secilit vend në të cilin punojnë, për këto dhe shumë arsye të tjera, Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara u jepet Çmimi Pritzker 2020 në Arkitekturë.

“Arkitektura mund të përshkruhet si një prej aktiviteteve kulturore më komplekse dhe më të rëndësishme të planetit… të jesh një arkitekt është një privilegj i pamasë. Të fitosh këtë çmim është një mirënjohje e mrekullueshme e besimit tonë në arkitekturë… ju falenderojmë për këtë nder të madh” – deklaroi Prizker 2020 Yvonne Farrell.

McNamara dhe Farrell, me kombësi irlandeze – vend ku mbizotërojnë malet dhe shkëmbinjtë – shpjegon më së miri sensibilitetin e tyre ndaj gjeografisë, klimës dhe natyrës në secilën prej vendndodhjeve të veprave të tyre. Ndërtimet e tyre vazhdimisht mbeten të pasura në kuptimësi, e megjithatë modeste, duke rritur vlerat e qytetit dhe duke sjellë qëndrueshmëri ndërsa përgjigjen për nevojat lokale. Në 2018, dyshja ishte kuratore e Bienales së Venecias në Arkitekturë, me temën “freespace”.

Në vazhdim, nga burimi pritzker architecture prize, mund të njiheni me tetë prej projekteve që kanë definuar karrierën e arkitekteve irlandeze deri në ditën e sotme.

Universiteti Luigi Bocconi | Milano, Itali (2008)

image © federico brunetti 

Duke zënë një bllok të plotë të qytetit të Milanos, kontruksioni masiv me veshje guri, i cili strehon universitetin Luigi Bocconi, mund të mendohet si i përbërë prej tre pjesëve të ndara: Volumi i zhytur, i cili përmban, veç të tjerave, sallën mbresëlënëse “Aula Magna”, kati përdhe i hapësirave lundruese dhe blloqet e tjera funksionale në pjesën e sipërme. Sallat e konferencave, sallat e leksioneve, zyrat, sallat e mbledhjeve, libraria dhe kafeteria janë projektuar për të strehuar 1,000 profesorë dhe studentë, duke krijuar ndjenjën e komunitetit në brendësi, si dhe qëndrimin e lehtësuar në qytetin që i rrethon. Nëpër ndërtesë, hapësirat e gjera dhe diverse të hapura ftojnë takime dhe shkëmbime spontane.

Kampusi Universitar UTEC Lima | Lima, Peru (2015)

image © iwan baan

I gjendur në një zonë të vështirë, me një aks rrugor të ngarkuar në njërin krah, ashtu si dhe me zonën urbane me ndërtime të ulëta në anën tjetër, universiteti i teknologjisë dhe inxhinierisë është një strukturë kampusi mjaft e evidentueshme, e cila përgjigjet ndaj kushteve klimaterike të vështira, ashtu si terreni dhe trashëgimia kulturore e Peru-së. Arkitektet kanë krijuar një ndërtesë me rifinitura betoni; volumet e shkallës së gjerë ndodhen pranë katit përdhe, së bashku me zyrat e mësimdhënies, administratës , të shkallëzuara në katet e mësipërme. Në katet e sipërme pranë tarracës gjendet bibloteka, me pamje panoramike të qytetit dhe detit.

Instituti Urban i Irlandës | Dublin, Irlandë (2002)

image © ros kavanagh

Pozicionuar në një zonë me facilitete të tjera universitare, Instituti Urban i Irlandës (UII) në Kolegjin Universitar të Dublinit, është projektuar për të mbështetur bashkëpunimin e integruar midis inxhinierëve, planifikuesve, arkitektëve, gjeografëve, ekonomistëve dhe shkencëtarëve. Me veshje terracotta, tullë të kuqe dhe plinta graniti, formohet një “lëkurë e përpunuar” e kësaj strukture të qëndrushme për të krijuar një objekt interesant nëpërmjet ndryshimit të materialeve. Objekti disponon një kat përdhe me lartësinë e dy kateve, ku ndodhen laboratorë dhe dhoma kërkimore, të orientuara nga lindja dhe perëndimi, ndërsa kati i sipërm orientohet nga veri-perëndimi, duke krijuar një rrjet që krijon efektin e kontrastit, dhe duke krijuar një kompleks hapësinor surprizues dhe interesant.

Ndërtesa Town House, Universiteti Kingston | Kingston Upon Thames, Mbretëri e Bashkuar (2019)

image © ed reeve

Ndërtesa Town House Building, përfshin një qendër kërkimore, një studio vallëzimi, oborr të brendshëm të mbuluar, kafeteri, se zhvillohet në një skemë të re peizazhistike të kampusit. Ndërtesa gjashtë katëshe, me interior open-plan, unifikohet dhe zhvillohet nga një kolonadë guri që përbën fasadën, interieri përbëhet prej korridoreve të gjerë të ndërlidhur, si dhe nga hapësira me lartësi prej dy apo tre katesh që ndërthuren – fizikisht dhe vizualisht. Holli i hyrjes ka lartësinë e pothuajse gjithë ndërtesës, me shkallare të varura, duke i shtuar kështu një element skulptural dhe duke theksuar shtretëzimin e vetë ndërtesës.

Zyrat e Departamentit të Financës | Dublin, Irlandë (2009)

image © dennis gilbert

Zyrat e Departamentit të Financës ndodhen në një zonë sfiduese në qendër të Dublinit. Një përzgjedhje e kujdesshme e materialeve siguron elegancë dhe qëndrushmëri për objektin, veçanërisht për portën hyrëse, të punuar me bronx, si dhe gurin gëlqeror irlandez në eksterier. Në brendësi, shkalla kryesore lehtëson ndriçimin e fortë dhe redukton zhurmat e qytetit. Hapjet në secilën prej anëve të ndërtesës, jo tipike të kësaj pjese të qytetit, ofrojnë një pamje panoramike dhe ndryshojnë kushtet e ndriçimit për secilën prej dritareve, duke lidhur kështu brendësinë e objektit me qytetin e jashtëm.

Instituti Mines Télécom | Paris, Francë (2019)

image © alexandre soria

Kjo ndërtesë prej 46 200 metër katror, strehon institutin Mines Telecom, Telecom Paristech dhe Telecom Sudparis në Palaiseau, si dhe shërben si një komunitet arsimtarësh, profesorësh dhe studentësh. Vendosja e zgjedhur e hapësirave të hapura, dritareve, vetratave, si dhe tavanit të ekspozuar, lejojnë ndriçimin natyral të filtrohet në një pasazh dhomash, duke krijuar lojëra drite ndërmjet një hapësirave të mëdha dhe të vogla, dhe midis ndërthurjes së zonave, përfshin dhe pesë oborret e brendshëm katërkëndorë. “Master plani propozon rrugë, sheshe dhe bulevarde, të cilat integrojnë në mënyrë poetike peizazhin dhe ekologjinë, duke iu referuar trashëgimisë së traditave të mrekullueshme të intitucioneve arsimore.”

Shkolla komunitare Loreto | Milford, Irlandë (2006)

Image © ros kavanagh

Gjendur në qytetin e vogël Milford, në Donegal, Shkolla Komunitare Loreto edukon mbi 700 studentë dhe zotëron një hapësirë të përbashkët, rrethuar nga krahu teknologjik, blloku i klasave, si dhe holli atletik. Çatia izoluese prej zinku thekson peizazhin dramatik kodrinor të zonës. Anët e ndryshme të objektit pozicionohen si një helikë, për të formuar “dhoma” të jashtme të ruajtura nga erërat e forta. Njëkohësisht, zonat e mësimdhënies, të cilat variojnë në madhësi dhe volum, lejojnë dritën të hyjë nëpërmjet burimeve të ndryshme. Përdorimi i dritës natyrale për t’i dhënë jetë hapësirave, për të reflektuar rrjedhën e kohës dhe për të lidhur eksterierin me interierin, është një element konstant i veprave të Grafton Architects.

Université Toulouse 1 Capitole, Shkolla e Ekonomisë | Toulouse, Francë (2019)

image © dennis gilbert

Vendndodhja e Shkollës së Re të Ekonomisë është, sipas arkitektëve, “një kompozim i elementëve të ri-interpretuar të zonës së Toulouse: mbështetja, muret, rampat, interieret misterioze dhe interesante, oborret dhe korridoret.” Për të siguruar hapësira për kërkim dhe edukim, në të cilat gjen kënaqësi të punosh, arkitektët sigurojnë një strategji ndërtimi që maksimizon ventilimin dhe ndriçimin natyral për secilën prej hapësirave në brendësi të objektit, që prej zyrave e dhomave të seminareve e deri tek tarraca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here