Home I pakategorizuar Ndahet nga jeta arkitekti i njohur italian Vittorio Gregotti si pasojë e...

Ndahet nga jeta arkitekti i njohur italian Vittorio Gregotti si pasojë e Coronavirus

2114
0
SHARE

Më 15 Mars 2020 në Milano, është ndarë nga jeta arkitekti Vittorio Gregotti, 92 vjeç, një prej mjeshtrave të Arkitekturës italiane të ‘900-ës. U përcoll në spitalin Clinica San Giuseppe, si pasojë e pleumonisë së koronavirusit të ri.

Ndër projektet më të rëndësishëm të studio Gregotti Associati Internatonal, themeluar prej tij në 1974, kujtojmë Planin e Zhvillimit të Quartiere della Bicocca di Milano (1985-2005) në Itali dhe Grand Théâtre de Provence (2003-2007) e Aix-en-Provence, në Francë.

Biografi

Vittorio Gregotti. Arkitekt italian, lindur në Novara, Itali, në 10 Gusht 1927. Studioi në Politeknikun e Milanos, ku u diplomua si arkitekt në 1952. Prej vitit 1953 deri në 1958, bashkëpunoi me Ludovico Meneghetti dhe Giotto Stoppino. Në 1974, themeloi Gregotti Associati International.

Ai ishte profesor i kompozimit arkitektonik në Universitetin e Institutit të Arkitekturës në Venezia, dhe gjithashtu punoi si profesor në Fakultete të Arkitekturës në Milano dhe Palermo, si dhe si profesor i ftuar në Universitetet e Tokios, Buenos Aires, San Paolos, Harvard, Filadelfia, Princeton, Cambridge (Mbretëri e Bashkua) and MIT Cambridge (Masaçusets).

Gregotti mori pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare dhe ishte përgjegjës për seksionin e prezantimit të XIII Triennale (Milano 1964), për të cilën fitoi Çmimin Ndërkombëtar Grand Prix. Prej vitit 1974 deri në 1976 ishte drejtues i sektorit të arkitekturës dhe arteve vizuale në Bienalen e Venezias. Ai ishte akademik i San Luca që prej 1976 dhe i Brera që rek 1995. U nderua me emërim nderi nga Universiteti i Pragës në 1996 dhe nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Bukureshtit në 1996. Ishte anëtar i BDA (Bund der deutschen Architekten) prej vitit 1997 dhe gjithashtu anëtar nderi i American Institute of Architects prej 1999.

Në vitet 1953 deri në 1955 ishte redaktor i Casabella; prej 1955 deri në 1963 kryeredaktor i Casabella-Continuidad; prej 1963 deri në 1965, drejtor i Modern Building dhe përgjegjës i sektorit të arkitekturës në revistën Il Verri; prej 1979 deri në 1998 drejtor i Revision dhe prej 1982 deri më 1996 drejtor i Casabella. Prej vitit 1984 deri në 1992 ai redaktoi kolonën e dedikuar arkitekturës në Panorama, si dhe prej 1992 deri më 1997 bashkëpunoi me Corriere della Sera dhe në 1997 me Repubblica.

Studio e tij gjithashtu ka projektuar Pujiang New Town në Shanghai, Kinë, një qytet i ri me një tematikë arkitetektonike italiane. Në 2012, shkroi një artikull për revistëne STUDIO Architecture and Urbanism publikuar në botimin # 02 Original, redaktuar nga Romolo Calabrese.

Njihuni me disa prej projekteve më të rëndësishëm të arkitektit:

Qendra Kulturore Belèm, Lisbonë, Portugali.
Grand Théâtre de Provence (2003-2007) Aix-en-Provence, Francë.
Arcimboldi Theatre, Milano.
Olympic Stadium Lluís Companys në bashkëpunim me  Correa-Milá-Margarit-Buixadé Architects.
Masterplani i projektit për rikualifikimin e Bicocca, Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here