Home I pakategorizuar Zgjedhjet në SHASH 2020

Zgjedhjet në SHASH 2020

1437
0
SHARE

Kolegë të nderuar,

SHASH ju uron shëndet të plotë në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë.

Tashmë kanë kaluar katër vite nga zgjedhja e Kryesisë aktuale, të dalë nga zgjedhjet në maj të 2016. Pra sipas statutit të Shash, ka ardhur momenti i rëndësishëm i realizimit të zgjedhjeve të reja në Asamblenë e SHASH, zgjedhje që duhet të bëhen për të zgjedhur Kryesine e saj të re. Në pamundësinë e realizimit të zgjedhjeve tani në maj 2020, për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë, Kryesia aktuale me votim unanim, e shtyu realizimin e tyre për në Shtator 2020, pas pushimeve të verës.

Ndryshe nga herët e shkruara, ne do të donim që këtë herë të kishim paraprakisht kandidatura të shpallura më parë, me të cilat anëtarësia dhe e gjithë Asambleja do të njihej më mirë, më qëllim që në ditën e zgjedhjeve, të ishte sa më i qartë votimi si dhe kandidatët e rinj për në Kryesi. Për këtë, në fillim të shtatorit do t’ju kërkojmë kandidimin tuaj me një CV të shkurtër dhe foto, kusht i cili duhet përmbushur për të qënë pjesë e votimit më pas, në momentin e votimeve. Kandidaturat do të bëhen publike minimalisht një javë para zgjedhjeve dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë do të mund të njihen me to.

Momenti i shpalljes së kandidimit si dhe data e votimit  do t’ju bëhet e ditur nëpërmjet email-it si dhe do të shpallet në faqen zyrtare të SHASH sapo kryesia të vendosë përfundimisht datën e zgjedhjeve, e cila paraprakisht parashikohet të jetë në Shtator 2020.

Sipas Statutit të SHASH:

të drejtën për të votuar e kanë vetëm anëtarët e SHASH, të cilët kanë kryer regjistrimin për vitin 2020,

të drejtën për tu zgjedhur  në Kryesinë SHASH e kanë vetëm anëtarët e SHASH, të cilët janë anëtarë të SHASH dhe kanë kryer regjistrimin të paktën për dy vitet e fundit, 2019 dhe 2020.

Me dëshirën për të shtuar numrin e sa më shumë anëtarëve pjesëmarrës në votime si dhe për të pasuruar konfigurimin e kolegëve që duan të kontribojnë si në votime ashtu  edhe në Kryesinë e ardhshme, në mbledhjen e mbajtur në dt 20 Maj 2020,

Kryesia e SHASH vendosi :

  • Rihapjen e periudhës së anëtarësimit për vitin 2020, nga sot, deri me datë 30 Qershor. Gjatë kësaj periudhe ju mund të bëheni anëtar i SHASH duke paguar kuotën e plotë të anëtarësimit, sipas kategorive të përcaktuara në Statut. Ky anëtarësim i vitit 2020 ju jep mundësinë të bëheni pjesë e Asamblesë dhe ju jep të drejtën të votoni për zgjedhjet e reja në Shtator të 2020.
  • Të njohë  këtë pagesë si një si pagesë të dy viteve të fundit, me qëllim që ti japë mundësi të kandidojnë, kolegëve që duan të kontribuojnë për Kryesinë e ardhshme të SHASH, edhe pse nuk janë aktualisht anëtarë të Asamblesë.

Për t’u anëtarësuar në SHASH, klikoni:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here