Home I pakategorizuar Balkan Architecture Forum (BAF) – Organizata e Arkitektëve Ballkanikë

Balkan Architecture Forum (BAF) – Organizata e Arkitektëve Ballkanikë

318
0
SHARE

Të nderuar kolegë,

Ju ftojmë të njiheni me Organizatën e Arkitektëve Ballkanikë – Balkan Architecture Forum (BAF), anëtare e së cilës është dhe SHASH, së bashku me shoqatat dhe unionet kombëtare të vendeve të tjera të Ballkanit.

Themelimi i BALKAN ARCHITECTURE FORUM (shkurtimisht BAF), nisi në 18/03/2018 në Sofie, Bullgari, me nismëm e Unionit të Arkitektëve të Bullgarisë (UAB), dhe nën patronazhin e: Unioni Ndërkombëtar i Arkitektëve (UIA), Ministria për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian 2018 (MBPAE2018) dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike (MRDPW) të Bullgarisë; si dhe me pjesëmarrjen e Kryetarit të Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve dhe përfaqësuesve të organizatave profesionale të arkitektëve dhe ambasadave të shteteve të Ballkanit, duke finalizuar në 07/10/2019 në Podgoricë, Mali i Zi.

BAF vazhdon traditën e Konferencës së Ballkanit, e cila u themeluar në Sofie më 1966, nën patronazhin e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve dhe UNESCO, duke zhvilluar katërmbëdhjetë edicione në kryeqytete të ndryshme të Ballkanit deri në vitin 2017. 

BAF është një organizatë ndërkombëtare, jo-politike, vullnetare, me përfitim publik. Si e tillë, BAF vepron në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe merr pjesë në organizata dhe evente të tjera ndërkombëtare.

BALKAN ARCHITECTURE FORUM – BAF, është e hapur ndaj organizatave kombëtare të arkitektëve nga gjithë shtetet e Ballkanit, të cilat identifikohen gjeografikisht si të tilla, ndaj anëtarëve të këtyre organizatave dhe ndaj gjithë arkitektëve kompetentë, arkitektëve të peizazhit dhe dizajnërave të interierit, planifikuesve urbanë dhe urbanistëve nga shtetet e Ballkanit, si dhe palëve të tjera me interes ndaj Statutit dhe Rregullores së BAF apo të përfshira në problematikat dhe zhvillimin e rajonit.

Anëtarët e BAF kanë vendosur si qëllim kryesor që, me një përpjekje të përbashkët, të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës, të luftojnë ndryshimin klimatik dhe të integrojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit në të njëjtën linjë me të cilën përballin sfidat e ditëve të sotme vendet e Ballkanit Perëndimor në përgatitjen e tyre për anëtarësimin në BE dhe për zbatimin e nismave të përbashkëta për kohezionin territoral, prosperitetin ekonomik dhe sigurinë sociale.

Të gjithë të interesuarit, për më shumë informacion mund të vizitojnë linkun e mëposhtëm:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here