Home I pakategorizuar ÇMIMI MIES VAN DER ROHE 2020

ÇMIMI MIES VAN DER ROHE 2020

701
0
SHARE

Kolegë të nderuar.

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë organizoi për të dytin sezon radhazi, konkursin për përzgjedhjen e projekteve shqiptare për çmimin Mies van der Rohe.

Në përfundim të tij, pasi juria shqyrtoi të gjitha projektet e ardhura në adresë të Shash,

vendosi të nominojë për çmimin Mies van der Rohe 2020:

vetëm projektin:

LIVESTOCK FIER, të projektuar nga METROPOLIS shpk.

Sipas përshkrimit të bërë nga vetë projektuesi, ky objekt është projektuar në një zonë periferike, larg nga zonat e banuara të qyteit të Fierit. Koncepi nis si një hapësirë e cila do të kthehet në një pikë referimi për këtë zonë. Tregu në vetëvete është një cikël (ditor ose mujor), jeta e kafshëve që do të tregtohen aty është gjithashtu një cikël. Të dy këto cikle janë të ngurta por të mirëpëcaktuara në të njëjtën kohë. Vizita në hapësirën e tregut është një mbivendosje midis ciklit të jetës së blerjeve me ciklin e jetës së vizitorit. Cikle komplekse por në të njëjtën kohë të përcaktuara. Projeki synon të kthejë mbivendosjen e ketyre proçeseve e cila përkon me rigjallërimin e tregut, në një eksperiencë hapësinore e cila do mbesë në kujtesë. Mbivendosja e e këtyre dy cikleve të ndryshme u kthye në një hapësirë ku secili nga ne mund të ketë një panoramë të qartë të të gjitha proçeseve që do të ndodhin aty.

Juria e përbërë nga:

Spiro Bakallbashi

Petrit Hazbiu

Ermal Bleta

Masar Dushi

Arber Sadiki

Loreta Çapeli

Armand Vokshi

pasi analizoi projektet e paraqitura, vlerësoi këtë projekt të denjë për të vazhduar rrugëtimin drejt  çmimit e rëndësishëm Mies van der Rohe 2020 në Barcelonë. Juria theksoi faktin që ky projekt, me një koncept të thjeshtë dhe të rafinuar njëkohësisht, reflekton plotësisht kërkesat e vendosura nga organizatorët e Çmimit në seleksionimin e kryer.

Shash i uron sukses ideatoreve të projektit në fazat në vijim dhe në sjelljen e projekteve inovative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here